Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiGjërat që nuk i keni ditur për bletët

Gjërat që nuk i keni ditur për bletët

Bleta është një insekt, racë monofiletike, që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje.

Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut. Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë më numrin më të madh.
Bletët janë polenizuesit më të mëdhenj të luleve në tokë, kurse produkti i tyre, mjalti, është ushqim i pazëvendësueshëm. Në vazhdim do të paraqesim disa nga gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për bletët.
– Një bletë punëtore jeton 30-45 ditë në një sezon.
-Bleta mbretëreshë jeton deri në shtatë vjet dhe gjatë ditës lëshon vezë sa tre herë pesha e saj.
-Bletët e prodhojnë mjaltin në të njëjtën mënyrë, për të paktën 150 milionë vjet.
-Kur mbledh nektarin dhe polenin, bleta viziton gjatë ditës rreth 1000 lule.
-Gjatë një dite, një koloni e fortë dhe e shëndetshme bletësh mund të polenizojë deri në 3 milionë lule.
-Në koshere, në varësi të llojit dhe madhësisë së një kolonie bletësh, gjenden 20.000-80.000 bletë.
– Shkencëtarët e kanë zbuluar shumë herët se bletët janë krijesa shoqërore, por kohët e fundit e kanë zbuluar se bletët “dehen” në një shoqëri. Duket se bletët, ashtu si njerëzit, preferojnë alkoolin.
-Ato janë insektet e vetme në botë që prodhojnë ushqimin që e konsumojnë edhe njerëzit.
– Të gjitha bletët prodhojnë mjaltë të mirë dhe të shëndetshme. Mjalti jocilësor është rezultat i mënyrës së përpunimit industrial, ose për shkak të kequshqyerit të tyre.
-Mjalti i bletëve është një prej ushqimeve më të sigurta, pasi shumica e baktereve të rrezikshme nuk mund të mbijetojnë në të.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments