Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjashtë zviceran vdesin në nje aksident

Gjashtë zviceran vdesin në nje aksident

Adelbodeni është në shok pas aksidentit fatal me gjashtë të vdekur në Suedi. Një mik i viktimave ka rrëfyer .
Mbrëmjen e së shtunës, gjashtë zviceranë humbën jetën në në një aksident me makinë në Suedinë veriore. Një tjetër person ishte lënduar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Miqtë kanë qenë duke udhëtuar me një minibus, i cili u përplas me një kamion në një vend të rrezikshëm.
Pesë nga gjashtë viktimat dhe të plagosurit janë nga fshati i Berner Oberland, Adelboden, informon më tej Albinfo.ch. Komuna u ka dërguar një mesazh “ngushëllimi dhe dhembsurie të përzemërt” familjarëve të viktimave. “Për tërë fshatin, lajmi është një tronditje e madhe,” shkruan këshilli lokal.
Viktimat, sipas mediave zvicerane, për tre javë kanë qenë për pushime në Norvegji dhe Suedi, ku i kishin vëzhguar dritat polare dhe kanë qenë në skijim. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të kthimit të të rinjve në Zvicër, përcjell Albinfo.ch.
Një mikeshë e pesë viktimave, për “20 Minuten” ka deklaruar: “Është jashtëzakonisht tragjike. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë fshatin”. Të rinjtë ishin miq shumë të mirë dhe kishin një banesë apo kasolle në Skandinavi. “Ata shkonin rregullisht për Vit të Ri”, thotë gruaja. Viktimat ishin mesatarisht 25-vjeçarë. “Është jashtzakonisht tragjike që ata vdiqën kur këtu në Adelboden, në fundjavë po mbahet Kupa e Botës”, tha gruaja, përcjell Albinfo.ch.
Organizatorët e Kupës Botërore të Skive heshtën një minutë për viktimat. “Mendimet tona janë me familjet dhe të afërmit”, thotë ajo në një deklaratë. “I shprehim ngushëllimet tona më të thella”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments