Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGafur Adili: Është koha të formohet parti e re shqiptare në Maqedoni

Gafur Adili: Është koha të formohet parti e re shqiptare në Maqedoni

Gjatë 3 muajve të kaluar i kamë ecur thuajse të gjitha trojet shqiptare, që nga Manastiri deri në Kumanovë.
Përveç Shkupit që kishte ndryshuar për nga infrastruktura (me beton dhe statuja) gjatë këtyre 3 dekadave që unë nuk e kisha parë, Tetovën dhe Gostivarin i gjeta ashtu siç i kisha lënë para 3 dekadash.

Ndërsa Manastiri, qyteti i Alfabetit, ku në vitin 1982 unë e vuajta dënimin për pjesëmarrje në demonstratat e mars-prillit 1981 në Prishtinë, nuk fliste më shqip, sepse gjatë 3 dekadave ishin shpërngulur edhe ata pak shqiptarë.

Shpërngulja, kjo plagë e pashërueshme e shqiptarëve, dikur e planifikuar me projekte dhe elaborate nga Vasa Çubriloviç dhe shumë viça të tjerë serb, shumë rëndë e kishte goditur Kërçovën dhe Kumanovën, aq shumë sa jam shumë i bindur se 3/4 e shqiptarëve ishin larguar nga Kërçova dhe Kumanova, dhe jo vetëm…, por edhe nga Struga dhe Dibra, nga ku shqiptarët e Dibrës, përmes Meksikës largoheshin (duke paguar nga 20.000$) për në Amerikë.

Gjatë gjithë fushatës elektorale të partive politike shqiptare gjatë zgjedhjeve lokale unë nuk e dëgjova asnjë fjalë të vetme nga ndonjë kandidat shqiptar të ndonjë komune dhe as nga ndonjë parti politike shqiptare për fenomenin e shpërnguljes së rinisë shqiptare nga trojet shqiptare.

Dhe, jam shumë i bindur se, partitë politike shqiptare ekzistuese, as edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen shumë shpejt (më së largu në vjeshtë të këtij viti – 2018), nuk do të flasin fare.

Sepse, partitë politike shqiptare në IRJM (ekzistuese) nuk kanë programe politike afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjatë për mbrojtjen dhe avancimin e kauzës së shqiptarëve në trojet shqiptare;

Sepse, qëllimi dhe synimi kryesor i partive politike shqiptare në IRJM (ekzistuese) ka qenë dhe mbetet vetëm pushteti dhe asgjë tjetër.

Prandaj, për të ndaluar këtë gangrenë të shqiptarëve (shpërngulen shqiptarë) dhe edhe për të avancuar kauzën shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore, unë gjykoj se është momenti i fundit kur të gjitha kokat e ndritura (intelektualët atdhetarë) duhet të zgjohen nga gjumi letargjik dhe të bashkohen si një trup i vetëm për të formuar partinë e re dhe të vërtetë të shqiptarëve dhe për shqiptarët.

Ne të kundërtën e kësaj, nëse ne intelektualët atdhetarë do të vazhdojmë të sillemi si sehirxhinj karshi kësaj tragjedie ndaj shqiptarëve, duhet të jemi shumë të bindur se nesër do na gjykoje historia, edhe me rëndë se ata që e kanë shkaktuar këtë tragjedi.
Koha nuk pret, prandaj…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments