Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëFshihnin marihuanë në dyer për ta dërguar në Zvicër (VIDEO)

Fshihnin marihuanë në dyer për ta dërguar në Zvicër (VIDEO)

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” të rubrikës ‘Policia’ u transmetuan filmimet ekskluzive nga aksioni i Policisë së Kosovës në disa regjione të Kosovës.

Policia arrin të arrestojë dy nga të dyshuarit në regjionin e Gjakovës në aksionin e koduar “Lozana”, kurse dy të dyshuarit tjerë mbeten në arrati, shkruan ‘Kallxo.com’.

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar Policia arrin të zbulojë në Prizren dhe Ferizaj 131 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, përcjell albinfo.ch.

Xhirimet ekskluzive tregojnë se të dyshuarit kanë arritur ta maskojnë marihuanën nëpër dyer. Sipas informatave të Policisë këto dyer pritej të transportoheshin në shtet perëndimore. Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

I gjithë aksioni në Prizren, Ferizaj dhe në katër lokacione në Gjakovë zhvillohet në koordinim të plotë me Prokuroritë dhe Gjykatat përkatëse.

Siç tregojnë pamjet e filmuara në të dy lokacionet, në Prizren e Ferizaj janë konfiskuar gjithsejtë 315 paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gramë.

Në Prizren është kontrolluar një depo me 10 dyer ku dyshohej për fshehje të narkotikëve. Gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gramë secila, me peshë totale rreth 59 kg e 453.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia në vazhdën e hetimeve të tyre arrijnë të identifikojnë një lokacion- depo të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në depo gjejnë 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Filmimet tregojnë se në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments