Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Fshesa” e Zaevit, Vesel Memedi: RDK-ja nuk del nga qeveria (VIDEO)

“Fshesa” e Zaevit, Vesel Memedi: RDK-ja nuk del nga qeveria (VIDEO)

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi është i bindur se subjekti i tij nuk do të përfshihet nga fshesa e paralajmëruar e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas Memedit, informacionet për largimin e RDK-së nga Qeveria burojnë nga opozita shqiptare.
Memedi shton se deri më tani nuk kanë pasur bisedime me të parin e organit ekzekutiv sa i përket ndryshimeve të paralajmëruara.

Dezinformatat për fshesë dhe për largimin e RDK-së, Vesel Memedit dhe Suejl Fazliut nga Qeveria janë pra dezinformata dhe burimin e kanë tek shtabi i këshillit mbi partiak.
Janë dezinformata të kulluara dhe çdokush del nga Qeveria ashtu siç futet. Nëse futesh duke kënduar himnin ashtu edhe do dalësh – tha Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.

Edhe partia Alternativa hedh poshtë zërat për shkëmbimin e ministrisë së Kulturës me resor tjetër. Afrim Gashi tha për Alsat se deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev duke mohuar zërat për dërgimin e ish deputetit Zeqirja Ibrahimi në postin e ministrit të Kulturës, pas dorëheqjes së Asaf Ademit për arsye shëndetësore.

 

Ndër resorët më të përfolura ku pritet të ketë ndryshime janë Arsimi, Drejtësia, Bujqësia, Ekologjia si dhe Transporti dhe Lidhjet. Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë ka kujtuar se në fund të muajit, përfundimisht do të ketë rikonstruim të kabinetit Qeveritar.

Në muajin qershor edhe atë në pjesën e parë kam për qëllim të dal me propozime konkrete në Qeveri, institucione qeveritare, drejtori, borde drejtuese dhe mbikëqyrëse dhe pushtet lokal.

Gjithsesi se ndikim të drejtpërdrejtë do të ketë edhe në LSDM ku do të ketë ndryshime për përforcimin e performancave të partisë më të madhe e cila ka ndikimin më të madh në qeverisjen e vendit – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev bëri të ditur se përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë ndryshim edhe të strukturave drejtuese në institucionet e tjera që janë në kompetencë të Qeverisë por edhe në LSDM.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments