Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionFrika si ,,Nusprodukt" i të Panjohurës!

Frika si ,,Nusprodukt” i të Panjohurës!

Lebit Murtishi
Frika si ,,Nusprodukt” i të Panjohurës!

1.

Vullnetin për veprim praktik (jo retorik), për të dalë përpara vdekjes, kur vdekja vjen të marrë haraçin (pa pyetur as perëndinë), e pengon dhe e mban peng, frika nga frika e mosnjohjes së Realitetit Objektiv dhe të atij Subjektiv. Me këtë rast, që në hyrje të analizës, më duhet të rikujtoj dhe fjalë për fjalë të citoj, ish mësuesin tim të ndjerë, Sokratin ,,Anonim” Shqiptar, profesor Qazim Berishën: ,,Asnjë ngjarje a fenomen qoftë, nuk duhet e nuk guxon, në asnjë rast të absolutizohet, sepse gënjehemi, meqë momenti rracional përbën një pjesë shumë të vogël të aktiviteteve të trurit – vetëm 10 % të tyre; pjesa tjetër, 90 %, është përgjithësisht irracionale”.
(Nga libri- Qazim Berisha Yll i Pashuar…Autor B. Kurti.)
2.
Revolucionet, përgjithësisht, nuk zhvillohen, as përfundojnë sipas ,,reçetave shkencore”. Ngaqë nuk kanë forma statike dhe as vija të palëvizshme; ato s’i zgjidh ,,matematika” – as e formulave dhe as e salloneve. Revolucionet janë të gjallë, ato lëvizin, ato ndryshojnë – papritshëm, pallogaritshëm – si në kohë dhe në hapësirë. Fakte këto të patundshme, që sjell përpara, në çdo kohë, historia e njerëzimit. Fatin e tyre e përcaktojnë shumë faktorë e nënfaktorë (të njohur dhe të panjohur). Që nga faktori historik, psikologjik e social, gjer tek faktori i pathyeshëm, që imponohet domosdoshëm: ,,Të rrosh me nder a me turp”! Pra: ,,Të Jesh Apo Të Mos Jesh”!..Kështu ,,rrëfehet” histroria, saherë që popujve liridashës fillojnë t’i mbyllen të gjitha rrugët…
3.
Në tokën e Shqipërisë, për shkak të rrethanave të pafavorshme historike, shumë ,,letra” mbetën të hapura edhe në këto dy dekada të këtij shekulli të ri: Mbeti Kosova me zorrët zvarrë, mbetën nën zgjedhë, siç qenë gjer dje, dhjetëra – mijëra kilometra katrorë – toka shqiptare, të banuara, kryesisht, me shqiptarë dhe me varre prej shqiptarësh; mbeti nën hije dhe i paprekshëm ,,Holokausti i Çamërisë”!..Dhe, përkundër padrejtësive, zinxhirore, përkundër krimeve politike mbi kurrizin e popullit shqiptar, vjen një ditë si kjo e sotmja dhe ta përplasin drejt e në sy; miq e armiq në duet: ,,Nëse doni të shijoni ,,lirinë” që ua sollëm ne, dhe nëse doni ,,t’ua bëjmë hallall” investimet e jashtëzakonshme që kemi bërë për Kosovën, pranoni Gjykatën Speciale, ndryshe mbaron miqësia, ndryshe nuk dihet se çfarë ju pret”! Po kush i llogariti, së paku një herë të vetme, ,,investimet” shekullore që bënë shqiptarët brez pas brezi për lirinë e asaj Kosove!..Po a ka çmim që s’kanë paguar dhe që s’paguajnë në çdo kohë, shqiptarët e tradhëtuar (në çdo periudhë historike), për Kosovën dhe Shqipërinë e tyre?..
4.
Skenarët e formimit të aleancave luftarake, për interesa të dy ose më shumë – palëshe, nuk kanë të drejtë dhe as mundësi historike, që, nën sedrën e më të fortit, kaq brutalisht të mohojnë rrolin e palës vendimtare (në këtë rast të shqiptarëve, nën emblemën e UCK-së) në luftën e përbashkët dhe me interesa të përbashkëta, kundër serbisë gjenocidiste…
Le t’ia lëmë fajin aktiviteve irracionale të trurit në këto çaste…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments