Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaFlet policja angleze me mbulesë: Punoj kohë shtesë, që të kem kohë...

Flet policja angleze me mbulesë: Punoj kohë shtesë, që të kem kohë për faljen e namazit!

Çdo vit, më shumë se 5000 anglezë konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.

Por cilat janë arsyet pse ata vendosin të ndryshojnë komplet stilin dhe mënyrën e jetës dhe besimit?

Një grua britaneze e cila ka bërë këtë ndryshim në jetën e saj tregon arsyet pse ajo mori këtë vendim.

Janye Kemp, 28 vjeçare është nga Manchesteri dhe punon si police.

Jayne patrullon çdo ditë me uniformën policore por njëkohësisht është e mbuluar me shami.
Madje, asaj i duhet shpesh të punojë në kohë shtesë në mënyrë që të marrë pjesë në faljen e xhumasë të premteve.

Jayne u konvertua në myslimane në prillin e vitit të kaluar. Tashmë ajo po planifikon që ta ndryshojë edhe emrin e saj në Aminah, shkruan DailyMail.

“Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me veten, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.

“Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë fe. Ajo të bën njeri të durueshëm, të drejtë e të respektueshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.

Pavarësisht ndryshimit drastik, Jane thotë se kolegët në Policinë e Manchesterit dhe familja e saj e kanë mbështetur vendimin e saj, ndërkohë që ajo po mundohet të ndryshojë mendimin e skeptikëve për Islamin./Indeksonline/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments