Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiFlet Asim Musa për çatinë e Dializës: Janë siguruar 300 mijë euro!

Flet Asim Musa për çatinë e Dializës: Janë siguruar 300 mijë euro!

Derisa qendra më e madhe rajonale e dializës në vend, Spitali i Strugës, para fillimit të vjeshtës dhe shirave, po mbytet në probleme  të çatisë, zv.ministri i shëndetësisë Asim Musa i cili një kohë ishte drejtor i këtij Spitali premton zgjidhje të problemit.

Një kompani është zgjedhur dhe pret vetëm një nënshkrim në kontratë. Fondet janë miratuar me punimet e planifikuara për këtë vit në shumën 300,000 Euro që në Mars të këtij viti. Është planifikuar rikonstruksioni i çatisë, si dhe disa nga dhomat e dëmtuara nga shiu”-tha Asim Musa, zëvendës-ministër i Shëndetësisë.

Jozyrtarisht, Alsat mëson se ngecja erdhi sepse për kompaninë, që duhej të bënte punën, ishte hapur rast në Komisionin Kundër Korrupsionit. Ndërkohë, drejtori i spitalit, Aleksandar Poposki, pranoi se çatia shpesh pikon, por ai, ndryshe nga zv.ministri, argumenton se tenderi i shpallur në prill ishte anuluar. Nga Komuna e Strugës nuk përgjigjen nëse kanë reaguar për situatën e krijuar. Ndaj situatës së tillë reaguan partitë opozitare.

Situata është alarmante në Institutin e Nefrologjisë në Strugë me reshjet e fundit, të cilat rrezikojnë pacientët dhe stafin, ka ekspozuar edhe një herë institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht zyrtarin e Strugës, Zëvendësministrin Asim Musa, i cili, përveç premtimeve boshe dhe brifingjeve, asgjë nuk ka bërë për të kapërcyer situatën”-thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga VMRO-DPMNE, në reagimin e tyre thonë:

Ne pyesim se sa çnjerëzor duhet të jesh për të lejuar pacientët të kalojnë këtë mjerim dhe fatkeqësi. Dorëheqja menjëherë”-thonë nga VMRO-DPMNE.

Shiu i fundit i rrëmbyeshëm në Strugë shkaktoi kaos në spitalin e dializës. Pacientët me shtretër u nxorën në korridore, dhe uji u pastrua më pas me kova dhe legenë. Premtimet për ndërtimin e një çatie të re pushteti i ri i dha qysh në korrik të vitit të kaluar.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments