Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaFitojë 650 mijë euro në bastore, ja 12 lojat që ja qëlloi

Fitojë 650 mijë euro në bastore, ja 12 lojat që ja qëlloi

Duam apo nuk duam, të gjithë ne që e ndjekim futbollin, e luajmë ndonjë bast, për qejf apo kur kemi nevojë për para, çdo ditë apo një herë në javë a muaj. Megjithatë, kur të shihni ç’farë ka bërë një grua në Angli, ose do shkulni flokët nga nervat, ose do shkoni të luani edhe ju 12 ndeshje me kuota të larta (nuk do kapni gjë, natyrisht, se këto gjëra ndodhin një herë në jetë rrezik).

Gruaja 58-vjeçare dhe familjarët e saj nuk mund të besonin kur bileta e saj me 12 kombinime, ishte fituese e jo më pak se 574 mijë sterlina ose e thënë ndryshe 650 mijë eurove.

Një grua 58-vjeçare, që nuk merrte shumë vesh nga futbolli, e lodhur duke parë bashkëshortin dhe të birin të ngulur para televizorit çdo fundjavë, duke vendosur edhe skedinat përpara, vendosi të luante vetë një skedinë.

12 ndeshje, të gjitha në Angli, të gjitha me kuota mbi 2, 6 fitore vendase e 6 fitore udhëtuesish. Si i zgjodhi? Kot më kot, i biri lexoi listën e ndeshjeve nga Premier Liga deri në Championship dhe e ëma nisi të zgjidhte fituesin, pa e ditur fare koeficientin.

Nga kompania William Hill në Angli ka publikuar bastin e çmendur, gjë që e bën sa herë ka skedona të tilla të çmendura, ndërsa Kerri Folkner, një punonjëse e William Hill në pikën e basteve ku u luajt skedona, thotë: “E pabesueshme, në gjithë këto vite që punoj në këtë pikë, e shumta ishin fituar rreth 30 mijë euro me një skedinë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments