Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaFitoi llotarinë prej 71 milion dollarë, 10 muaj nuk i tregoi familjes

Fitoi llotarinë prej 71 milion dollarë, 10 muaj nuk i tregoi familjes

Për 30 vjet , Bon Truong bleu bileta lotarie, duke zgjedhur të njëjtat numra çdo herë, dhe më në fund ai fitoi 71 milion dollarë.

Derisa shumica prej nesh do të jepnin dorëheqje, Troung bëri krejt të kundërtën.

Ai e mbajti të fshehtë fitoren e tij nga të gjithë, përfshirë edhe familjen, dhe vazhdoi të punonte.

Dhjetë muaj pas fitores, në një konferencë shtypi ai tha se e mbajti të fshehtë në mënyrë që të përgatiste familjen e tij për lajmet që do ndryshnin jetën, transmeton Indeksonline.

Bon tha se kur kuptoi që kishte fituar, ishte i habitur dhe filloi të mendonte se çfarë do të thoshte kjo për familjen e tij.

“Kuptova se do të ndryshonin shumë gjëra dhe unë kam dashur të sigurohem se të gjithë do të jemi të gatshëm për ato ndryshime, dhe dhjetë muaj pas fitores ne jemi gati”, tha 55-vjeçari Bon Truong për Western Lottery Corporation.

Bon tha se do të vazhdonte të punonte, sepse ende është i fortë. Me paratë e fituara do të paguante faturat dhe hipotekat, dhe të blente një shtëpi, ndërsa pjesën tjetër ta kursente.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments