Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe u bën apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për...

Filipçe u bën apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me covid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasdite u bëri apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me Kovid-19.

“Këto ditë një numër i madh i mediave që herët në mëngjes publikojnë informacione dhe pothuajse gjithmonë të pasakta për numrin e të sëmurëve të rinj. Nga fillimi i krizës personalisht unë dhe i gjithë ekipi im për marrëdhënie me opinionin jemi partneri juaj. Tashmë 100 ditë në kohë, saktë dhe në mënyrë transparente e njoftojmë opinionin. I bëjmë të ditur të gjitha detajet për të sëmurët e rinj me Kovid-19, gjithnjë me qëllim që mediat të kenë informacion të saktë. Edhe një herë u bëj thirrje mediave të ndalojnë të raportojnë informacione spekulative dhe të paverifikuara rreth numrit të të sëmurëve me Kovid-19. I lus ta ruajnë rolin dhe detyrën e tyre të cilën e kanë ndaj opinionit për raportim në kohë, saktë dhe të verifikuar”, ka shkruar Filipçe në Fejsbuk.

“Është e papërshtatshme, thotë Filipçe, në gjendje kur kemi çdo ditë të sëmurë dhe çdo ditë raportojmë dhe për çdo ndryshim të vogël, të spekulohet me të dhëna pikërisht nga ana e atyre të cilët duhet të sigurojnë informacion të saktë për opinionin.

“Me këtë shkaktohet konfuzion te popullata dhe mosbesim në institucionet, ndërsa sinqerisht besoj se ky nuk është qëllimi. Publikimi i numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 nga na e mediave nuk duhet të jetë garë e ekskluzivitetit, sepse bëhet fjalë për informacione të ndjeshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Publikimi i informacioneve të këtilla të paverifikuara është edhe më i pakuptimtë sepse Ministria e Shëndetësisë rregullisht i publikon të gjitha informacionet, ndërsa nëse ka ndryshime edhe disa herë në ditë. Të gjitha pyetjet e gazetarëve u përgjigjen vazhdimisht edhe në nivel ditor. Sinqerisht shpresoj se kjo praktikë do të ndërpritet, ndërsa ne do të vazhdojmë me informim në kohë dhe të saktë”, thotë Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments