Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Dy të prekur me koronavirus në Strugë

Filipçe: Dy të prekur me koronavirus në Strugë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në vendin tonë, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 088 testime për Covid-19.

Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë mbetet 95. Por sipas burimeve tona, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient 70 vjeç nga Velesi. Viktima do të futet në statistikat e raportit të nesërm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments