Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEVN pranon kërkesën e Lëvizjes BESA: Nuk do të ndalohet energjia elektrike...

EVN pranon kërkesën e Lëvizjes BESA: Nuk do të ndalohet energjia elektrike për borxhlinjtë

EVN pranon kërkesën e Lëvizjes BESA që përkohësisht mos të shkyç borxhli, dhe nuk do të kryejë leximin e orëmatësve dhe nuk do të realizojë kyçje të reja në rrjet përveç rasteve urgjente, përderisa egziston pandemia e virusit korona në RMV.

Këtë e ka bërë të ditur vet zyra për informim pranë EVN, pas press konferencës së BESËS ku e kanë propozuar këtë kerkësë.

Përndryshe, sot Lëvizja BESA përmes një press konference, të cilën e mbajti sekretari gjeneral i kësaj partie, Arjanit Hoxha ka bërë këta propozime:

Propozimet lehtësuese të Lëvizjes BESA për qytetarët dhe ndërmarrjet:

1. Kërkojmë nga Qeveria që të dërgojë urdhëresë deri te gjithë përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut për të prolonguar aktet e plotfuqishme për pagesë të detyrueshme ndaj personave fizik dhe jurudik në afat prej së paku 3 muaj.

2. Kërkojmë nga EVN-Maqedoni që të shtojë afatin e faturave të papaguara nga dy në katër muaj duke mos i ndërprerë energjinë elektrike amvisrive por edhe bizneseve deri në katër fatura pa pagesë.

3.Të hapen qendra sociale në të gjitha komunat ku të gjithë rastet sociale dhe ata të cilët nuk kanë asnjë të ardhur në familjet e tyre të furnizohen falas me produkte elementare ushqimore dhe higjienike.

4.Gjitha bankat komerciale në vend të prolongojnë afatin e pagesave për kreditë e marra nga personat fizik dhe juridik për së paku 3 muaj.

5.Bizneseve të vogla në tre muajt e ardhëshëm t’u ndahen ndihma financiare deri në 3000 euro në muaj varësisht nga numri i të punësuarëve, me ç’rast do ndihmonte mbijetesën e tyre në momente të situatës në të cilën ndodhet shteti.

Masat e qeverisë për stimulim të biznesit si ato të vetpunësimit apo grantet e ndryshme në kushtet që ndodhet shteti duhet ndërpritet dhe gjithë këto mjetë të realokohen për mbështetje të bizneseve aktive të vogla dhe të mesme varrësisht prej nevojave. Ndërsa për të gjitha kompanitë që kanë rritur çmimet e produkteve në mënyrë jo të drejt, të mos përfshihen në pjesën e masave lehtësuese nga shteti.

6. Të prolongohet pagesa për TVSH për së paku tre muaj si dhe gjithë kompanitë që kanë gjeneruar fitim në vitin e kaluar fiskal nëse ato mjete i ri-investojnë në kompaninë e tyre, atëhere të njejtën të jenë të liruar nga tatimi në fitim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments