Elita Reçi: Familja ime është krenaria ime, babait ja dedikoj të gjitha sukseset e mia (VIDEO)
Kulturë, Qyteti, Slider

Elita Reçi: Familja ime është krenaria ime, babait ja dedikoj të gjitha sukseset e mia (VIDEO)

Elita Reci, kengetarja veleshtare e cila ka lene gjurme dhe suksese ne karrieren e saj artistike tregon per Struga Ekspres per jeten e saj artistike dhe familjen e saj.

Elita Reci qe ne moshen 8 vjecare me talentin e saj prezentohet ne disa koncerte, per te vazhduar me pas edhe ne festivalin e muzikes popullore te SHKA ne Maqedoni “Kenge Jeho” ku u shperblye me cmimin ” Kengetarja me e re dhe me e talentuar e Festivalit”. Me pas vazhdoi me pjesmarrjet e saj ne vitet e ardhshme po ne kete festival duke u shperblyer perseri me disa cmime….

Me pas vijon albumi i saj i pare me tekste te poetit veleshtar Vahit Nasufit dhe muzike te kompozuar nga Nazmi Belica.Pas albumit te pare, pas nje kohe Elita Reci doli ne skene edhe me albumin e saj te dyte me kenge te kompozuara nga mjeshtri Shpetim Saraci, Edmond Zhulali, Elton Deda…keto dy albume te para ishin kryesisht me kenge popullore, ndersa albumi i trete permban kenge te muzikes se lehte te kompozuara nga kompozitori i njohur Adrian Hila.

Sa i perket festivaleve,ne vitin 2011 mori pjese ne festivalin e ” Nota Fest “me kenge te kompozuar nga Vullnet Ibrahimi ku u shperblye me cmimin e trete..ndersa pas nje viti ne 2002 mori pjese po ne kete festival me kengen “Loti s’eshte thare ” e kompozuar nga Adrian Hila ku u shperblye me cmimin e dyte..po me te njejten kenge ne vitin 2003 mori pjese ne Festivalin ballkanik qe u mbajt ne Shkup, ku perfaqesoi Shqiperine , u shperblye me cmimin e dyte..ndersa po ne te njejtin vit mori pjese me Festivalin e interpretuesve te muzikes popullore ne Tirane, nen udheheqjen e dirigjentit te mirenjohur Ferdinand Deda dhe orkestres se RTV Shqiptar ku gjjithcka ishte drejtperdrejte si orkestra ashtu edhe kengetaret kendonin drejteperdrejte..aty u shperblye me cmimin e trete ne konkurence me shume emra te medhenj te muzikes popullore shqiptare.

Ka mare pjese edhe ne festivale tjera ne vitet ne vijim si ne Top Fest, Show Fest ne Prishtine, pastaj tek Kenga Magjike e tj,Duhet vecuar festivali ‘Alba Fest’ qe u mbajte ne Shkup ku u shperblye me cmimin e pare,kenga e kompozuar nga Ardit Gjebrea.

‘Une jetoj ne Oher,jam e martuar, kam nje vajze qe quhet Ada e cila eshte pasuria ime me e madhe, Ajo per te cilen une marr fryme dhe jetoj..motivi me i madh ne jeten time..kam nje bashkeshort te mrekullueshem qe me perkrah ne cdo sfere te jetes,tregon per Struga Ekspres,kengetarja Elita Reci.

”Une rrjedh nga nje familje intelektuale ,babai im tanime i ndjere,ishte mjek pediater, ai te cilit ia dedikoj te gjitha sukseset e mia sa i perket karrieres time muzikore..mbeshtetes bashke me mamin tim , motrat e mia te dyja mjeke me profesion, Valvita e cila specializon oftalmologjine ne Shkup, si dhe eshte njekohesisht asistente e shkelqyer ne fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Tetoves, si dhe Defrimja e cila poashtu mjeke dhe vellau im Nasihu eshte magjister i shkencave kompjuterike…Familja ime eshte krenaria ime”,shprehet kengetarja.

Elita Reci ka diplomuar ne fakultetin e muzikes ne Tetove dhe eshtene perfundim e siper te temes se magjistratures.Sot ajo ligjeroj ne shkollen e mesme te muzikes ne Struge, lenden e solfexhos dhe histori muzike…

Puna me nxenes me jep kenaqesi shume te vecante sepse edukojme breza te rinj duke u munduar te shkollojme keto nxenes drejt rruges se artit ne menyre profesionale,tregon per Struga Ekspres,Elita Reci.

Elita Reci flet edhe per gjendjen aktuale te muzikes shqiptare,ku sipas saj muzika shqiptare eshte ne perudha krize.

”Muzika shqiptare eshte e mrekullueshme,por tregu kohen e fundit eshte ne periudhe krize, sepse ruajtja e te drejtes se autorit nuk respektohet, plus edhe interneti ka nje ane negative per artistet kur nje kenge e re del para se te hidhet ne treg..Sa i perket muzikes ne vitet e fundit vertet shume gjera kane ndryshuar, jo gjithmone per keq por perseri eshte nje tabu e cila duhet thyer..Njerezit jane te lodhur nga kenget banale te cilat vleresohen me shume per fizikun apo personin qe kendon sesa per menyren sesi kendon, fjalet apo muziken..Me shume po funksionon nje videoklip sesa nje kenge! Kjo eshte me e keqja kur shihet aspekti i jashtem, nderkohe qe duhet pare sesa vlen ne te vertete nje kengetar! Mungon gjithashtu edhe muzika origjinale”,perfundoi kengetarja Elita Reci.

(Struga Ekspres)

June 28, 2018

Struga Ekspres