Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderEkipi "Skenderbeu" fitues i turneut tradicional shqiptar në SHBA (FOTO)

Ekipi “Skenderbeu” fitues i turneut tradicional shqiptar në SHBA (FOTO)

Eshtë përmbyllur me sukses turneu i nëntë me radhë “Vllaznimi Soccer Tournament” që zhvillohet në New Jersey të SHBA-ve. Një garë e fortë është zhvilluar mes 32 skuadrave të cilën e ka fituar skuadra e “Skenderbeut” e cila mposhti në finale ekipin e “United Albanians” përmes goditjeve nga penalltia.

Katër skuadrat më të forta u takuan në gjysmëfinale ku United Albanians mposhti ekipin e Krajës ndërsa Skenderbeu atë të Fc Future. Në ndeshjet cerekfinale u eliminuan ekipet e Sanxhakut, Butrinti, Kelmendi dhe Cemi.

“Skenderbeu” i përbërë kryesisht me futbollist të rinjë dëshmoi futboll cilësor në të gjitha ndeshjet, përvrc titullit kampion portieri i kësaj skuadre Aki Daci u zgjodh më i miri i turneut me më pak gola të pranuar. Trajneri i skuadrës së Skenderbeut Oliver Papraniku dhe menaxheri Bujar Gjata u shprehën tepër të kënaqur nga rrezultati i ekipit të tyre dhe nga gjithë evenimenti duke e vlersuar lartë organizimin.

Edhe ekipi i United Albanians ishte një skuadër shumë cilësore por ishin të pa fat nga goditjet e penaltive. United Albanians thuajse cdo vit është paraqitur me ekip cilësore dhe pretendente për titullin kampion. Trajneri Rini Zhaku dhe kapiteni i skuadrës Fatos Selimi edhe pse të dëshpëruar nga rrezultati final i ndeshjes finale vlerësuan lartë organizimin.

Golashënuesi më i mirë i turneut ishte i padiskutueshëm. Dritan Sela nga ekipi United Albanians me 12 gola ku thuajse të gjithë ishin spektakolar nuk kishte konkurencë në këtë garë.

Edhe ky vit i nëntë kaloi në mënyrë sportive dhe festive, sigurisht nuk mungoi as programi artistik me këngë dhe valle i cili tuboi qindra shikues nga disa shtete të SHBA-së në sallën sportive në New Jersey.

“Jemi jashtzakonisht të kënaqur me gjithë këtë arritje. Nëntë vite me radhe zhvillojmë këtë eveniment i cili tubon të gjithë shqiptarët këtu në SHBA për të luajtur dhe për të festuar bashkë. Turneun e vlersojmë si të sukseshëm ndërsa vitin e ardhshëm shënojmë vitin jubilar, 10 vjetorin dhe ju paralajmërojmë për një organizim unikal” tha kryetari i stafit organizativ për këtë vit, z.Fatlum Zhuta.

“Vllaznimi soccer Tournament” tashmë është një turne tradicional më i madhi shqiptar në SHBA të cilin e organizon Qendra kulturore shqiptaro amerikane (QKSHA) me seli në Riverdale – Nju Xhersi. Turneu u trasmetua live në rrjetet sociale ndërsa 25 Dhjetori pra dita kur zhvillohet ky eveniment, është një ditë feste për të gjithë shquiptarët që jetojnë në SHBA, të cilët përmes këtij organizimi tubohen së bashku duke luajtur dhe festuar vëllazërisht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments