Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiEdip Lloga zgjidhet kryetari i parë i Novosellës (FOTO)

Edip Lloga zgjidhet kryetari i parë i Novosellës (FOTO)

-BANORËT E NOVO SELLËS ZGJODHËN PËR HERË TË PARË KRYETARIN DHE KRYESINË E FSHATIT- Në tubimin qytetarë që u mbajt në hapësirat e Shkollës fillore në Bixhovë, nën Organizimin e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje shpëtim,pranë Komunës së Strugës, për herë të parë pas viteve “90, zgjodhen organet drejtuese të Bashkësisë Lokale në fshatin Novo Sellë, duke formuar së pari Këshillin e Bashkësisë Lokale, dhe më pas zgjodhën Organet e Bashkësisë Lokale , Kryetarin,Sekretarin dhe Arkëtarin e BL të fshatit Novo Sellë.Komuna e Strugës.Ku për kryetar u zgjodh z-ti Edip Lloga,Nënkryetar z-ti Zikri Arnushi,ndërsa për sekretar u zgjodh z-ti Izmit Lloga,kurse për arkëtarë u zgjodhën z-ti Ajri Izeiri dhe z-ti Fadil Tushi,anëtarë u zgjodhën ; Arbnor Lloga,Xhem Lloga,Avni Xhaku,Asan Shahini,Ibrahim Kadriu .Në tubim qytetarët e Novo Sellës, lindi nevoja e përfshirjes në Kryesine e Bashkësisë Lokale edhe të banorëve të fshatit që jetojnë jashtë vendlindjes,në tubim u propozuan si Anëtarë të Këshilli të Bashkësisë Lokale nga Diaspora e f.Novo Sellë ; z-ti Fadil Tushi,z-ti Mustafa Kadriu,z-ti Lindim Tushi,z-ti Alinaxhi Lloga,ku si kordinator i Diasporës për f.Novo Sellë u caktua z-ti Fadil Tushi. Qëllimi dhe detyrat e Bashkësive Vendore është që nëpërmjet formave të qeverisjes vendore duke bashkëpunuar me organet Komunale dhe Organet e qeverisjes qëndrore të zgjedhin problemet komunale të tyre si dhe mbrojtjen në kohë të poullatës dhe të mirat materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe elementare si dhe të orientojë dhe sugjerojë qytetarët për mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre.Prandaj në të ardhmen qytetarët e fshatit Novo Sellë Komuna e Strugës e kanë adresën e tyre për bashkëpunim dhe për zgjidhjen e problemeve të përditshme që i tangojnë qytetarët e tyre.Njësia për Bashëpunim me Bashkësitë Vendore dhe mbrojtje dhe Shpëtim në ditët dhe javët në vijim do të Organizojë zgjedhje edhe në vendbanimet tjera të Komunës së Strugës,këto organizime bëhen gjithmonë me kërkesë e qytetarëve të vendbanimeve përkatëse.
(Njesia per Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale Mbrojtje dhe Shpëtim)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments