Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaEdhe kjo ndodhë, ja çfarë porositin me postë (FOTO)

Edhe kjo ndodhë, ja çfarë porositin me postë (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në postën doganore kanë arritur armë e fishekë nga Tajvani dhe Hong Kongu.

Me këtë rast, policia ka konfiskuar një pushkë, tre fishekë të kalibrit të ndryshëm, një shurdhuese arme, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike.
Sipas njoftimit për media, dërgesa është në emër të një të dyshuari mashkull, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

“Në postën doganore ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin”, është rasti i parë, përcjell Albinfo.ch.

“Në postën doganore ka raportuar se nga Hong Kongut ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin”, thuhet në raport për rastin e dytë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments