Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriEdhe 2 viktima nga virusi Korona në Shqipëri, në total numri shkon...

Edhe 2 viktima nga virusi Korona në Shqipëri, në total numri shkon në 15

Ministria e Shëndetësisë raporton se pasditen e së martës kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë të prekur nga virusi Covid-19, duke e çuar në 15 numrin në total të viktimave në vendin tonë.

Ka ndërruar jetën në Spitalin Infektiv nga një infarkt miokardi pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 që po trajtohej prej 2 javësh, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Viktima e dytë e ditës së martë është pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments