Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE trishtueshme: Ndërron jetë nga koronavirusi i riu shqiptar në New York

E trishtueshme: Ndërron jetë nga koronavirusi i riu shqiptar në New York

Andre Ljuljovic vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ka njoftuar të shtunën pasdite shkolla e mesme “Archbishop Stepinac” në White Plains, New York, raporton gazeta “Ilyria”.
Ky medium shqiptaro-amerikan thotë se Ljuljovici kishte diplomuar nga shkolla e mesme më 2007 dhe merrej me shumë me sport.

Andre, prindërit e të cilit janë emigrantë shqiptarë, është shqiptaro-amerikani i parë që dihet të ketë vdekur nga COVID-19.

Westchester, ku ai jetonte, ka qenë një prej pikave të nxehta për përhapjen e virusit. Rasti i tij është edhe një tregues se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse edhe për moshat e reja

Shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan nëpër rrjetet sociale shprehën ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi.

“Isha në dasmën e tij, tetorin e kaluar. I tronditur”, shkroi një prej tyre.

Ljuljovici është një prej 728 personave që kanë vdekur në shtetin e New Yorkut nga koronavirusi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments