E tmerrshme:Djali i shkakton lëndime në kokë dhe fytyrë babait të tij

Një rast dhune familjare është raportuar  në polici dje, nga 64-vjeçari R.I. nga fshati Çellopek i Tetovës, i cili ka denoncuar se është rrahur nga djali i vet 33-vjeçar, me inicialet A.I.

Sipas informacioneve, zënka në fillim ka qenë vetëm verbale, ndërkaq pas pak kohe ka kaluar në sulm fizik, me ç’rast A.I. e ka goditur me grushta babain 64-vjeç, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në koke dhe në fytyrë.
Motivi i përleshjes, sipas të dhënave, është mjaft banal: arsye ka qenë bagëtia familjare.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin; pas hetimit të plotë të rastit, do të merren masat e duhura.

Struga Ekspres