Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE rrallë: Drejtori i spitalit transformon zyrën në dhomë spitali (FOTO)

E rrallë: Drejtori i spitalit transformon zyrën në dhomë spitali (FOTO)


Drejtori i hidrosistemit Gjavato, Jovan Popov prej dy muajsh po qëndron pa lëvizur në shtrat si pasojë e një aksidenti të pësuar.
Për të mos lënë pas dore detyrën ai ka vendosur që të shërohet në zyrat e punës duke sjellë aty një krevat spitali, barna dhe pajisje tjera e për të kujdesen të punësuarit të cilët po i ofrojnë ndihmë dhe i japin barna, shkruan Republika.

Popov ka thënë se ai duhet patjetër të qëndrojë në zyrë sepse është i nevojshëm në vendin e punës ndërsa për këtë rast thuhet se është njoftuar dhe ministria e ambientit jetësorë dhe ka marrë leje për qëndrim aty.

Të punësuarit thonë se e kanë informuar ministrinë duke dërguar atje edhe foto nga zyra në Bogdanc për të njoftuar mbi gjendjen aktuale por askush nga atje nuk ka vizituar këtë zyrë.

Nga Ministria thonë se mjekimi i Popov është hapur nga 30 marsi deri më 25 maj ndërkohë që thonë se deri tek ata nuk ka asnjë informacion se ai po shërohet në ambientet e punës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments