Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE pabesueshme, në Spanjë llotaria ka arritur në 2.38 miliardë euro

E pabesueshme, në Spanjë llotaria ka arritur në 2.38 miliardë euro

“El Gordo” është lotaria më e pasur në botë. Plot 2.38 miliardë euro do të shpërndahen për fituesit. Kjo lotari organizohet në Spanjë dhe hidhet çdo fundvit.

Për vitin 2019, bileta më me fat është ajo me numrat 26590. Siç përcjell Shqip, hedhja e lotarisë u transmetua live në televizion mëngjesin e së dielës. Shifra më e madhe fituese është 400 mijë euro.

Por ka edhe shumë çmime të tjera më të vogla, përveç çmimit të lartë. Struktura e kësaj lotarie është e organizuar në mënyrë që të ketë sa më shumë fitues.

Në total janë 100 mijë bileta lotarie që dalin në shitje. Këto bileta ndahen në 170 kategori të ndryshme. Një biletë kushton deri në 200 euro, por rregullorja e lejon që mund ta blejnë disa persona.

Nëse rezulton fituese, atëherë çmimi ndahet dhe kështu përfitojnë të gjithë. Kjo lotari e njohur si “El Gordo” organizohet nga shteti dhe mbështetet nga disa grupe bamirësie.

“El Gordo” është një traditë 200-vjeçare në Spanjë dhe është lotaria më e pasur në botë përsa i përket shumës së parave në total, dhe jo biletës fituese pasi ndahen disa çmime të ndryshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments