Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionE mjerë Tetova ime bosh!

E mjerë Tetova ime bosh!


Nga Donika Bakiu

Tetova qyteti im i lindjes , e rritur në këtë qytet , shkollimin nga ai fillorë e deri në magjistraturë në Tetovë . Asnjëherë në jetën time nuk e kam parë qytetin kaq bosh. Ditëve të punës ndoshta nuk bie në sy shumë sepse ende universitetet kanë studentë edhe pse numri është në rënie ashtu siç thonë . Në shkolla fillore e të mesme numri sa vjen e zvogëlohet.

Është e tmerrshme kur dëgjon nga mësuesit se numri i nxënësve ka rënë këto vitet e fundit. Të dalësh për një kafe në qytet e të shohësh lokale bosh ose dy -tre njerëz në një tavolinë e më pas rrugë bosh . Sa biznese dështuan u mbyllën . Njerëzit ikin çdo ditë e më shumë . Pse nuk ju ka ngel asnjë ëndërr për qytetin ? E shoh rrugën e shtëpisë sime kur unë isha fëmijë ishte përplot jetë dikur.

Tani gati të gjithë ikën, të gjithë mbaruan fakultetet magjistraturat e nuk arritën të punësohesh! Oh ky punësim po na ngulfat çdo ditë e më shumë e shkak që ikin të rinjtë është po ky problem. Sa ëndërra të bukura të thurrura më parë ,do të shkollohemi e do të punojmë për vendin kështu na mësonin prindërit dhe mësuesit tanë . Po si ? Kur nuk na lejojnë. Vetëm dëgjojmë se dikush iku me familjen sot e dikush pret të ik këto ditë. Njoh doktorë infermiere profesorë të informatikës e shumë shumë profesione të tjera që ikën për shkak të punës , mbaro studime e rri në shtëpi.

Ka nga ata studentë që ndjekin studime e ndërkohë edhe kursin e gjuhës gjermane . Kohëve të fundit lexoj se kanë nevojë për mësues të ciklit të ulët dhe profesorë të gjuhës shqipe këtë të albanologëve nisa ta mendoj si alternative, informatën ma dërgoj një mikja ime arbëreshe. E dini çfarë kemi vite e vite që jemi të diplomuar e me master e nuk arrijmë të ‘’marrim frymë’’ askund shpresën e ushqejmë me shpresë e më pas shpresës ia vrasim shpresën.

Kthej kokën pas shoh shumë gjëra të mija këtu shoh njerëzit që i dua shumë shoh njerëz që na thonë ‘’Kujt do ia leni vendin do të ikni të gjithë’’. Tetova ime me zemër të madhe , me rrugë bosh , na bëjnë të ndjehemi edhe neve thellë në shpirt bosh… pa rini nuk ka gjallëri ,pa rini e boshatisur sikur na ka mallkuar dikush! Sa do të zgjat ky mall kim nuk e di!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments