Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota“E mbajnë gjallë kujtimin për babain e tyre duke ia shikuar fotografinë”

“E mbajnë gjallë kujtimin për babain e tyre duke ia shikuar fotografinë”

Nëna e 4 jetimëve Mejjade Hudejri, e cila kujdeset për fëmijët e saj në një kamp në qytetin Idlib, në veri të Sirisë, me fotografinë e varur në tendë përpiqet që t’ua mbajë gjallë kujtimin për babain fëmijëve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kampin Shuheda (Dëshmorët), i cili ndodhet përgjatë rrugës së fshatit Atme, në afërsi të kufirit të Idlibit, jetojnë më shumë se 150 jetimë dhe nënat e tyre.

Një pjesë e madhe e familjeve në kamp tanimë kanë humbur shpresën për babatë e tyre, të cilët janë arrestuar nga regjimi i Bashar al Asadit dhe me vite të tëra nuk kanë marrë lajme nga ta.

Tendat, përpara të të cilave mbillet nenexhiku, marulet e magdanozi, tregojnë se jeta vazhdon pavarësisht çdo gjëje.

Në këtë kamp të improvizuar, në pluhur e baltë, ndodhet edhe një shkollë, dhomë për aktivitete ndërsa në oborrin e saj ka një fushë të vogël basketbolli.

Por, megjithatë fëmijët po rriten me mallin që kanë për babatë e tyre.

“Regjimi përkundër asaj që nuk kishte persona të armatosur, hyri në fshatin tonë”

Hudejri, nëna e 4 fëmijëve Mutaz, Hibe, Huda dhe Abdullaa, pothuajse tashmë 5 vite banon në këtë kamp.

Ajo thotë se para 6 vitesh forcat e regjimit kanë bastisur fshatin e tyre në Hama duke vrarë 80 civilë, ku 6 prej tyre anëtarë të familjes së saj së bashku me bashkëshortin.

“Para gjashtë vitesh ushtria e regjimit, përkundër asaj që nuk kishte asnjë njeri të armatosur hynë në fshatin tonë. Ne nuk ikëm nga fshati duke menduar se nuk na bëjnë gjë meqë ne nuk i kemi mbështetur opozitarët. Vranë 80 persona së bashku me burrin tim. Në orët e mëngjesit hynë në shtëpitë tona. E vranë burrin, vjehrrën, kunatin me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Pas vrasjes së bashkëshortit tim, ne ikëm në një fshat të Idlibit. Pas kësaj u strehuam në këtë kamp. Kam katër fëmijë të moshës 6, 7, 10 dhe 12 vjeç. Që nga dita kur e vranë burrin tim unë jam edhe nënë edhe baba i fëmijëve”, thotë Hudejri.

Në vazhdim ajo tregon se kur e humbi burrin fëmija më i madh ishte 6 vjeç ndërsa më i vogli 9 muajsh. Hudejri thotë se “Asnjëri prej tyre nuk e kujtojnë babanë. E kam varur fotografinë e tij në tendë. Ata nuk po e harrojnë babain e tyre duke e shikuar këtë fotografi”.

“Nuk arrita t’i blej pantollona tjera djalit tim”

“Djali im jeton vetëm me një palë pantollona. Dje kërkoi që t’i blej pantollona. Por, unë nuk arrita t’ia blej. Një palë pantollona kushtojnë 6 mijë funta siriane (10 euro). Por, nuk i pata paratë dhe nuk arrita t’i blej. Vajza ime kërkoi 100 funta siriane (15 centë) kur shkoi në shkollë. Por, nuk kisha për ti dhënë”, tha Hudejri.

Pasi që i vë në gjumë fëmijët, nëna e katër jetimëve thotë se mendon se si do të arrijnë të mbijetojnë. “Filloj të qaj dhe vajza më e madhe zgjohet nga gjumi dhe fillon të qajë së bashku me mua. Unë u lodha shumë nga varfëria dhe nga ajo që nuk kam askënd që mund të më mbështesë mua”, shton Hudejri.

Ajo thotë se është e sëmurë nga veshkat. “Këtë vit u operova katër herë. Disa bamirës më ndihmuan pak. Hyra pak në borxh dhe u operova”, tha Hudejri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments