Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE GODASIN ME SHTIZË, SELA MBAN KOKËN E PËRGJAKUR ME DORË

E GODASIN ME SHTIZË, SELA MBAN KOKËN E PËRGJAKUR ME DORË


Në një video amatore që ka siguruar prokuroria duket momenti kur e tërheqin Selën nga turma pasi që e kishin përgjakur në kokë. Sela më parë në video dukej të ishte goditur me një shtizë flamuri të drurit dhe nga goditja e fortë fillon ti rrjedhë gjak në kokë, raporton SHENJA.
Nuk duket se kush e ka goditur, pasi duket vetëm dora e tij me një bluzë të zezë me krahë të gjata. Sela dukej i hutuar dhe duke humbur baraspeshën. Për një moment përkulet në tokë dhe një njeri me maskë fantomi e godet dhe Sela çohet në këmbë duke mbajtur fytyrën me të dy duart. Gjykatësja supozoi që atë e kanë goditur me këmbë duke u nisur nga lëvizja e fytyrës. Pasi që e kishin goditur nga largësia me shtizën, duket se si atë e kapin për dore dhe e tërheqin. Por nuk duket mirë se kush e ka kapur për dore. Më tej i akuzuari Kire Gjorgjievski duket të hedhë mbajtëset metalike të një karrigeje drejt deputetëve. Gjyjatësja në video vërejti shumicën e të akuzuarve .
Ferikan Iljazi /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments