Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE dhimbshme: I pastrehu vjedh çokollata për të shkuar në burg

E dhimbshme: I pastrehu vjedh çokollata për të shkuar në burg

Një i pastrehë me sy të përlotur, i cili vodhi çokollata nga një supermarket, tha në gjyq se e kreu këtë veprim vetëm në mënyrë që të futej në burg, nga ku mund të merrte ndihmë

Ngjarja ndodhi në Angli, ku Wayne Dillon, u përgjërua që të dënohej me burgim ose në qendra të ndryshme rehabilitimi, për arsye se ai nuk po merrte mbështetjen e duhur nga varësia e tij me drogat si heroina apo kokaina. Por sipas burimeve, transmeton abcnews, rasti në fjalë vë në dukje një trend të ri. Qindra përdorues droge po kryejnë krime shumë të vogla, në dëshpërim për të pasur akses në shërbimet e rehabilitimit brenda ambienteve të burgut.

Dillon, 39 vjeç nga Manchester, u vendos përpara gjykatës pasi vodhi në njërin prej filialeve të zinxhirit ushqimor Tesco, çokollata me vlerë rreth 45 euro. Ai thotë se e vetmja mënyrë që të mbijetojë është marrja e një dënimi me burg. Avokati i të akuzuarit shprehet se është e pazakontë për dikë të profesionit të tij që në vend të mbrojtjes së zakonshme të kërkojë dënim për klientin.

Gjykata ia plotësoi dëshirën dhe vendosi burgim për të akuzuarin për shtatë javë. Sipas gjyqarit, këto janë veprime të dëshpëruar nga njerëz të dëshpëruar dhe se raste të tilla po shtohen çdo javë nëpër të gjithë vendin. “Njerëzit e shohin burgun si opsionin më të mirë, por kjo gjë është e gabuar sepse drogat janë gjithashtu të përhapura edhe në brendësi të tij. Është e vështirë, pothuajse e pamundur që të kurohesh sapo të shkosh”. Ai tha se mposhtja e varësisë nga drogat duhet të përpiqet të arrihet nga jashtë qelive. Dhe pse janë reduktuar ndjeshëm, qendrat për të tilla raste akoma ekzistojnë.

Sipas institucioneve bamirëse, shumë prej të varurve po përpiqen të gjejnë një fillim të ri, por ata ndeshen me një seri problemesh si mospasja e një banese, mbajtja e një pune etj. Shpesh kërkohet ndihmë dhe nëpër spitale psikiatrike, por procedurat e tyre mund të zgjasin me periudha të gjata kohore. Në burg, kjo lloj ndihme është pjesë e rutinës, ndaj për ta shihet si mundësi e mirë, por sigurisht nuk është diçka e tillë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments