Tuesday, March 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaDy persona paraqiten si policë të rremë, një gruaje i marrin mbi...

Dy persona paraqiten si policë të rremë, një gruaje i marrin mbi 100 mijë franga

Dy persona në Bernë janë paraqitur si policë të rremë. Si pjesë e një ppërpjekje të katërt, policia arriti të arrestojë dy 22-vjeçarët kur po tentonin t`i merrnin edhe 60,000 franga.
Javën e kaluar, Policia Kantonale e Bernës arrestoi dy persona në Bernë. Ata akuzohen se janë paraqitur si policë të rremë dhe e kanë mashtruar një grua.

Siç u njoftua të hënën nga Policia Kantonale e Bernës dhe zyra e prokurorit publik kantonal për ndjekjen e krimeve ekonomike, njëri nga të arrestuarit e thirri gruan që jetonte në Bernë nga mesi i qershorit. Ai i tha se të dhënat e saj bankare janë gjetur në një seri plaçkitjesh. Paratë e saj kinse nuk janë më të sigurta në bankë.

Si rezultat i kësaj, gruaja pranoi edhe thirrje të mëtejshme nga ky person dhe nga njerëz të tjerë që pretendonin se ishin punonjës të policisë ose të gjyqësorit dhe u vu nën presion masiv.

Autorët kanë arritur ta bindnin gruan të tërhiqte tre herë me dhjetëra mijëra franga dhe t’i depozitonte në një kuti postare, shkruajnë mediat zvicerane, informon Shtegu.com. Mashtruesit e dyshuar, në këtë mënyrë morën gjithsej mbi njëqind mijë franga.

Pas përpjekjes së tretë, gruaja u bë e dyshimtë dhe e njoftoi policinë e vërtetë. Si pjesë e një kërkese të katërt monetare, ajo arriti t`i arrestojë dy prej policëve të rremë në momentin që po i merrnin 60,000 franga të tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments