Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDuhet të ndërpritet shpërngulja e të rinjve

Duhet të ndërpritet shpërngulja e të rinjve

Shpërngulja e të rinjve është një ndër traumat më të mëdha të Maqedonisë dhe ajo bartë pasoja të mëdha edhe për të ardhmen. Prandaj duhet të punojmë me përkushtim në krijimin e perspektivës për njeriun e ri, t’i rrisim gjasat për jetë solide, ndërkaq t’i minimizojmë shkaqet për të cilat i riu largohet nga shtëpia dhe vendi i tij. Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot në paraqitjen e saj në takimin e parë të Trupit koordinues për përgatitje dhe implementim të Garancës për të rinjtë.

Ky trup, siç thonë nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, ka detyrë përgjegjëse të punojë në një nga qëllimet prioritare të Qeverisë që të rinjtë ta projektojnë dhe ndërtojnë të ardhmen në atdheun e tyre.

“Me revizionin e fundit të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, pjesa më e madhe e masave të reja aktive për punësim kanë të bëjnë me personat e rinj të papunë deri 29 vjeç me çka konfirmohet synimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me aktivitetet e definuara që i përmban Garanca e të rinjve për prëfshirje më të madhe dhe inkuadrim të personave të rinj të papunë në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë”, tha Carovska.
Shkalla e të rinjve të papunë prej 15 deri 29 vjeç në Republikën e Maqedonisë është 40,1 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2017 apo në numër absolut 85.308 persona. Rreth 130.000 të rinj prej 15-29 vjeç, nuk janë as në procesin arsimor, as në evidencën e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, e as në marrëdhënie pune. Mu ata do të jenë një ndër target grupet kryesore për inkuadrim në Garancën e të rinjve.

Zbatimi i Garancës për të rinjtë në BE gjeneroi shumë leksione dhe përvoja të mësuara të cilat, siç ceket në kumtesë, duhet t’i kemi parasysh gjatë implementimit në vendin tonë.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit nacional rinor të Maqedonisë, IME Programi/Swisscontact, Ambasada e Zvicrës, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës të Malit të Zi, si dhe përfaqësues nga minsitritë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments