Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDuhet ta lexoni këtë nëse keni gunga në trup

Duhet ta lexoni këtë nëse keni gunga në trup

Kur gungat dhe lezionet paraqiten në pëllëmbë, kyçe, apo gishtërinj, ne fajësojmë lëndimet, kafshimet e insekteve ose dëmtimet e tjera. Megjithatë, simptoma të tilla mund të jenë tregues të problemeve më të mëdha shëndetësore.
Mjekësia i quan këto gunga në kyçe ‘hygroma’. Ato janë formacione beninje që marrin formën e një kapsule apo ciste. Pak njerëz e dinë se këto gunga në fakt mund të rrezikojnë shëndetin seriozisht.

KU MUND TË PARAQITET

Shpesh, një gungë mund të paraqitet në kyç dhe kur preket mund të jetë ose e butë ose e fortë. Por, në raste të rralla, ajo mund të zhvillohet edhe në këto pjesë:

-Në sipërfaqe të pëllëmbës – në qendër ose afër gishtit të madh;

-Në sipërfaqen e brendshme të gishtërinjve

ARSYET E PARAQITJES

Arsyet e paraqitjes së cistave nuk mund të përcaktohen gjithmonë lehtë. Por, ka disa faktorë primarë të njohur për mjekësinë moderne:

-Një lëndim i fundit ose një frakturë në asht

-Një sëmundje degjenerative në kyçe dhe inflamacion në indet e kyçeve

– Lëvizjet e shpeshta të kyçeve (një faktor i zakonshëm në mesin e muzikantëve dhe atyre që punojnë shumë me kompjuter)

SIMPTOMAT

Zakonisht, një gungë formohet për asnjë arsye të dukshme. Norma e rritjes së një ciste është e njohur. Nganjëherë qëndron e pandryshuar për disa vite, përderisa në disa raste mund të rritet në mënyrë drastike brenda pak ditësh, transmeton Gazeta Express.

Se një gungë është formuar mund ta dini sipas këtyre simptomave:

-Vështirësi në lëvizjen e kyçeve kur lëvizni gishtat ose kyçet

-Lëkura në gungë merr ngjyrë të kuqe

DIAGONZA

Edhe pse nuk ka rrezik që cista të kthehet në tumor malinj, prapëseprapë duhet të shkoni tek doktori. Zakonisht, hygroma diagnostikohet lehtë për shkak të natyrës së simptomave të saj.

Ju këshillojmë që ta vizitoni një kirurg ose pedikyrist për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe për t’u trajtuar më tej në mënyrë efektive.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments