Drita e Nuri Mazarit (Komandant Struga) që vezullonte mbi Dollogozhdë, u pengonte strukturave antikombëtare
Opinion, Slider

Drita e Nuri Mazarit (Komandant Struga) që vezullonte mbi Dollogozhdë, u pengonte strukturave antikombëtare

Shkruan Erald Selca (Struga Ekspres)

Kombi Shqiptar Brez pas Brezi i dha Kombit Shqiptar bija e bijë të shquar luftëtar të denjë për Shqipërinë Etnike e një nga ata që nderoi armet namin dhe lavdinë e Shqipërisë është Nuri Mazari Komandant Struga .
Kombi Shqiptar gjithëmonë e ka çarë rrugën me shpatë në dorë siç thoshte, Udhëheqesi ynë i Lavdishëm Enver Hoxha ,kur preket një pjesë e Kombit të gjithë reagojmë si një komb i vetëm .Nuriu nuk i duronte llafet e kota ishte njeri i punëve dhe aksioneve modest atdhetar i madh dhe militant i Bashkimit Kombëtar.
Nuri Mazari-Komandant Struga. Nuriu lindi në fshatin Dollogozhdë të Strugës më 05 maj 1979,në një familje mikëpritëse,bujare ,fisnike dhe patriotike,nga prindërit Gjilisha dhe Nazim Mazari.Ai ndoqi rrugën e gjyshit të tij Zulfi Mazari i cili ishte mik i ngushtë me djalin e Ismail Qemalit Qazim bej Vloren. Takimet e veta me këtë patriot nga Vlora që ja tregonte për çdo ditë gjyshi, Nuriut iu ngulitën thell në zemer e në mendje e që nga kjo moshë filluan të ndizen shkendijat e para për vendlindjen dhe kombin. Nuriu abc-në e gjuhës shqipe e mësoi në shkollën fillore “Naim Frasheri” në Dollogozhdë .Pasi e kreu shkollën fillore në Dollogozhdë,menjeherë u regjistrua në shkollën e mesme trevjeçare të drejtimeve profesionale në Strugë,të cilën e kreu me sukses të shkelqyer. Në një moshë relativisht të re vizionet e Nuri Mazarit për të ardhmën e kombit shqiptar shtoheshin dita –dites. Pasi në vitin 1998 në Kosove filloi lufta heroike e trimave të Ushtrise çlirimtare te Kosovës ,ai kudo që ndodhej, thoshte se tani ka ardhur koha për tu shkuar në ndihmë vëllezërve kosovar dhe momenti për çlirim dhe bashkim kombëtar.Menjëher pas thirrjes së shtabit të përgjithshëm të UÇK-së për luftë kundër okupatorit serb,që u bë pas rezistences heroike të Ademit,Hamzes dhe Shaban Jasharit pa hezitim iu përgjigj edhe Nuriu.
Arriti në Dukagjin ku ju bashkua brigadës së Ramush Haradinajt i cili i uron për mireseardhje me fjalët”Mirë se keni ardhur nga Struga për ti dal zot Kosovës”.Në atë kohë Dukagjini e gjith Kosova ishin rrethuar me forca të mëdha ushtarake e policore serbe.Nuriu me uniformën e UCK-së lufton bashkë me shokët e tij dhe i pari në aksione luftararke në njësitin special që e drejtonte Daut Haradinaj ku për shkathtësitë e tij luftarake u vlersua lartë nga eproret e tij. Edhe në luftën e Preshevës Nuriu dha një kontribut të jashtzakonshëm në stërvitje dhe furnizimin me armatim të shokëve të tij të Ushtrise Clirimtare të Presheves Medvegjes e Bujanovcit(UCPMB-se). Në janar të vitit 2001 tashmë më uniformën e Ushtrise Clirimtare Kombëtare dhe me armë në dorë del publikisht në bazë të komunikatës nr 6 të UCK-së . Gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni pati nderin të jet Komandant i formacionit të parë të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.Në luftimet e ashpra mes UCK-së dhe forcave maqedonase në Tanush me 16 mars 2001 Nuriu plagoset rëndë në trup dhe në të dy këmbët nga ku dërgohet në spitalin e Prishtinës për shërim. Pas perfundimit të tri luftrave dhe pas kryerjes së obligimit të tij kombëtar Nuriu kthehet në vendlindjen e tij që aq shum e deshte në Dollogozhdë ku martohet me nusen Vlora Ahmetxhekaj nga Deçani i Kosovës me të cilën lindin edhe një vajzë me emrin SHQIPDONA. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2005,Nuri Mazari me votën e popullit zgjidhet këshilltar në Komunën e Strugës. Aktiviteti I tij politik dëshmoi se Nuriu përveç që diti ta mbaj pushkën në dor ai kishte edhe vizion për përparim shoqeroro-politik. Drita dhe nuri I Nuriut që vezullonte mbi Dollogozhdë u pengonte strukturave antikombetare e pikërisht më 11 korrik të vitit 2005 me një akt antinjerzor e shuajn këtë drit të madhe që ndriçonte mbi Dollogozhdë e mbi Strugë.Idetë që kishte mbartur Nuri Mazari nuk u shuan së bashku me rënien e tij,por,në të kundërtën u bënë tej mase edhe më të fuqishme që do të përgaditnin të ardhmën tonë.Edhe pse fizikisht nuk ndodhet në mes nesh nuri dhe drita e tij nuk do të shuhen kurrë. Si dëshmor I kombit dhe luftëtari trim nga bashkeshortja Vlora dhe bashkëluftetarët iu bë përmendorja në sheshin e fshatit Dollogozhdë.Perpara përmendorës së Nuri Mazarit- Komandant Struga po përkulen dashamiresit e Nuriut nga Dollogozhda,Struga me rrethin,Kërçova,Tetova,Kumanova,Kosova e Shqipëria që vijnë për të përkujtuar në manifestime e përvjetore. S’ka dyshim se Komandant Struga- Nuri Mazari nuk vdes kurre.Veprimtaria e tij e lavdishme do të mbetet e pashlyer nga historia e popullit tonë jo vetëm për vite,por edhe për shekuj e mijëvjeçare..
Armiku na vrau shumë kolosa nëpër histori ,ne nuk do harrojmë jeta vepra të bëmat lufta e Komandant Struges do shkruhet me gërma të arta në historinë tonë më të re kombëtare ,Nuriu ishte tmerr i serbosllavëve me trimerinë strategjinë e tij i pari kurdoherë në beteja gjithëandej trojeve Etnike .
Sot fjalë miradije e me emocione për Nuriun Flasin Gjeneral Ramush Haradinaj ,Daut Haradinaj ,Iljaz Derguti ,Nuriu dha kontribut të madh edhe në TMK si Epror i dalluar i saj ishte i dashur për të gjithë ,dhe i vrazhdë e tmerr për armiqët e Kombit Shqiptar .
Edhe Veprimtari e luftëtari Jeton Lleshi ka fjalët më të mira për Komandant Strugen këtë bir të Shqipërisë Etnike .

November 28, 2018

Struga Ekspres