Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDr.Nuhi Sela nga Struga dhe dr.Ana Ristevska në konferencën e tretë ndërkombëtare...

Dr.Nuhi Sela nga Struga dhe dr.Ana Ristevska në konferencën e tretë ndërkombëtare shkencore profesionale për biznes: Lidership dhe menaxhim, mbajtur në Beograd

Ristevska nga Instituti pēr Menaxhim nē Manastir dhe Nuhi Sela nga Departamenti i Menaxhim- Marketingut, Fakulteti Ekonomik – Tetovē, theksuan se konferenca kishte për qëllim mbledhjen e komunitetit akademik dhe botimin e punimeve të kërkuesve për të popullarizuar shkencën dhe afirmimin e tyre personal dhe kolektiv, prezantimin e arritjeve më të fundit shkencore në këto fusha, diskutimet interaktive dhe format e tjera të shkëmbimit ndërpersonal të përvojave.
Prezantimi i punimit nē konferencēn e tretē ndērkombetare me karakter shkencor hulumtues ka të bëjë me procesin, që është thelbësor për funksionimin e shoqërive moderne si dhe menaxhimin e njohurive, si një proces inovativ dhe pjesë e punës së kompanive innovative e përfshirē nē identifikimin dhe nevojën për të marrë njohuri të reja në kompani, si dhe organizimin e përgjithshëm për përvetësimin e njohurive dhe zbulimin e atyre ekzistuese, aplikimin e tyre për kryerjen e detyrave, vendimmarrjen dhe realizimin e qëllimeve të kompanisë. Njohja dhe menaxhimi i dijes ēshtē proces i mbledhjes, krijimit, lidhjes dhe distribuimit të të dhënave, informacioneve, përvojë dhe praktikë e një kompanie. Trendi i vazhdueshëm teknologjik i zhvillimit tregon se dija duhet të jetë një burim i rëndësishëm, ndërsa zotërimi i saj si një shumë e aktiviteteve që janë të nevojshme për një punë të suksesshme dhe mbijetesë të kompanisë në mjedisin dinamik të përditshëm.
Gjithashtu, përmes hulumtimeve të pērbashkēta praktike të procesit të menaxhimit të njohurive, mjeteve përkatëse dhe modeleve për të mbështetur këtë proces, është paraqitur se si kompanitë duke u bazuar në njohuritë që ata posedojnë dhe njohuritë e sapo fituara mund të rrisin bashkëpunimin brenda dhe jashtë kompanisë, të avancojë rrjedhjen e punës, rritjen e shitjeve, arritjen e përparësisë konkurruese në treg, fitimin e konsumatorëve të rinj dhe arritjen e qëllimeve të tyre, thekson Sela dhe Ristevska.
Dr. Nuhi Sela ēshtē autor i librit “Menaxhimi i Projekteve Investive”, njēzet e pesē punimeve shkencore me karakter ndērkombētar, njēmbēdhjetē punime me impakt faktor nē revistat ndērkombētare, trajner nga viti 2010 nē fushēn e Marketing-Menaxhimit, si dhe anētar i Bordit Drejtues sē Odēs sē Ekspertēve nē Republikēn e Maqedonisē.
Që nga viti 2014, Dr. Ana Ristevska është lektore në Menaxhimin e Inovacionit pranē Institutit për Menaxhim, BAS në Manastir, ku tani është zgjedhur si assistent profesor në të njëjtën fushë. Doc.dr. Ana Ristevska ka botuar 19 punime në revista ndërkombëtare, si dhe revista me impact faktor dhe ka qenë pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, ndër të cilat më të rëndësishmit janë në Holandë, Suedi dhe Gjermani.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments