Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDje “Flamurtari” solli në Ohër për herë të parë kompaninë “Edelweiss”, gjigandin...

Dje “Flamurtari” solli në Ohër për herë të parë kompaninë “Edelweiss”, gjigandin zvicerian të fluturimit (FOTO)

Kompania më e mirë zvicerane e fluturimit Eldewiess e cila tashmë është zgjedhur si bashkëpunëtore nga agjensia e fluturimeve Flamurtari, bëri të shtunën e 6 prillit fluturimin e saj të parë drejt aeroportit të Ohrit.
Që në fluturimin e parë kjo kompani shënoi rekord pasagjerësh duke mbushur 100% kapacitetin e bordit të aeroplanit.
Agjensia Flamurtari dhe Kompania Edelwiess janë të lumtur për dialogun e sukseshëm që kanë mundur të vendosin me klientët e tyre, të cilët dinë të besojnë dhe të zgjedhin më të mirën për veten e tyre.
Suksesi i deritanishëm është një motiv më shumë për t’u përqëndruar në punën tonë që ka të bëjë me sigurinë dhe korrektësinë ndaj pasagjerëve tanë. Me garancinë e një kompanie gjigande si është Edelweiss ne kemi arritur qëllimin tonë që edhe njerëzëve që fluturojnë drejt Maqedonisë së Veriut apo anasjelltas, t’u japim kushtet me të cilat fluturon një zviceran, gjerman apo amerikan, pasi njerëzit pavarsisht gjeografisë kanë të drejta të barabarta për të shkuar shëndetshëm e komod në destinacionet e tyre. Nuk duam të ngjallim panik por është shumë e thjeshtë të abuzosh me besimin e pasagjerëve duke zgjedhur kompani fluturimi të cilat bëjnë biznes me jetën e tyre, duke kursyer apo shmangur shërbime teknike të cilat mund t’i shmangen ligjit. Ky fakt ka qënë edhe një shtysë më shumë për ne që të synojmë bashkëpunimin me një kompani serioze dhe me përgjegjësi dhe kemi kënaqësi që arritëm të sjellim siguri në aeroportin e Ohrit dhe Shkupit- shprehen drejtuesit e agjensisë Flamurtari.
Fluturimet e radhës të agjensisë Flamurtari dhe Edelweiss janë të shtunën, me nisje nga Cyrihu në orën 16:25 dhe nisja tjetër nga aeroporti i Ohrit në orën 19.25, ndërsa në muajt në vazhdim në bazë të fluksit të lartë të kërkesave do të ketë shpeshtim të fluturimeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments