Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDITA E VERËS

DITA E VERËS


Agni Dauti (Struga Ekspres)
Dita e Verës
Kjo ditë për ne shqiptarët, si trashëgimtar të pellazgo- ilirëve është më 14 mars. Po sipas historianëve, sidomos atyre shqiptarë kalendari i vjetër i shqiptarëve është më i hershëm se ai Julian. Kalendari që u shpall nga Jul Cezari në vitin 46 para erës sonë. Kjo ditë për ne ka qën dhe mbetet që në kohrat e lashta, e cila shënon në kalendarin shqiptar se vjen dita e Verës.

Nga kjo ditë fillon ringjallja e bimësis, bimësia fillon të ushqehet etj. Ditën e verës parardhësit tanë e kanë festuar në forma të ndryshme, varësisht nga zona ku jetojnë, një pjesë e mirë kan shkuar në pelegrinazh në majat e larta të maleve shqiptare në mbarë teritoret e tyre si në Gramoz, Korab, Dajt, Gjallicë etj. Këtë ditë e festonin dhe e festojnë mbarë shqiptarët dhe e festojnë dhe sot e kësaj dite por jo në përmasat se si e festonin më parë.Kjo ndodhi pas shumë sundimeve nga armiqtë e kombit të cilët e zbehën këtë festë shqiptare të lashtë, por me tendencë që dhe sot e kësaj dite ta zhbëjnë këtë ditë sa përmbajtësore aq domethënëse për kombin tonë.

Si festohet kjo ditë në Strugë?
Pregatitjet fillojnë disa ditë përpara, por kryesisht një ditë përpara festës, nënat tona e bëjn sa më të begat kët ditë, me gatimet që bëjn. Përveq ëmbëlsirave ato zien gështenja të thara, misër, vezë të cilat i ngjyrosin me ngjyrë nga mbështjellset e qepëve (lëkurës) etj. Kjo ka dhe domethënien e vet, se vera që vjen të na gjej më të begat. Poashtu fëmijët me vezët e ziera shkojnë në kodrina i rrokullisin që të thyhen dhe shkojnë mandej të mbledhin Kukurek, dega thane, dushk, marrin copa plisi (toke) etj. Nënat tona pregatisin penjë me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, të cilët i thurin dhe ju vendojnë fëmijve në duar, në gishtrinjtë e këmbëve etj. Gjat thurjes së penjëve në formë gërshetash të vogla këtë i vendosnjën dhe një para metalike.

– Ngjyrat e penjëve simbolizojnë shëndetin që njerzit të jen bardh e kuq, kurse paraja metalike fortësin që njerzit të jen të fort si metali.

– Kukurekët vendosen te dera, kurse kukurekët meshkuj te oxhaku, si simbol që të shtohen meshkujt dhe të trashëgojn Oxhakun.

– Plisi (copa e tokës) vendohet te dera hyrëse e shtëpisë, e cila do të thot se vera që vjen të gjej njerzët e shtëpisë në fushë duke punuar.

– Thana, Dushku vendosen te jastëku që flem një natë para ditës së verës. Thanën e vëm që të jemi të fort si druri i thanës kurse vajzat të bëhen të forta si dhe të bëhet të bukura si Zana. Sepse sipas legjendave shqiptare zanat rrinin nën hije të Thanës. Kurse dushkun e vendosim që flokët të na bëhen të dendura si gjethet e dushkut.
Të nesërmen është gëzimi më i madh për fëmit, të cilët herët në mëngjes pa lindur Dielli, shkojnë shtëpi më shtëpi duke thirrur ciu, ciu, ciu.
Të zotët e shtëpisë i shpërblen ato me çfar kanë por dhurata më e mirë e kësaj dite është veza, e cila është simboli i pjelloris për ditën verës si dhe stinën e verës që vin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments