Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëDita e Flamurit Kombëtar do të festohet nga shqiptarët e Amerikës (FOTO)

Dita e Flamurit Kombëtar do të festohet nga shqiptarët e Amerikës (FOTO)

Qendra kulturore shqiptaro amerikane me seli në Riverdale të Nju Xhersit edhe këtë vit ka organizuar një program kulturor me rastin e festës së 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Manifestimi do të zhvillohet në ambientet e lokalit “Casa Bianca” ditën e Dielë 26 Nëntor. QKSHA do të prezantojë para pjesmarrësve një program të pasur kulturor me këngë dhe valle shqipe, të realizuara nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët edhe pse shumë larg atdheut me shumë pasion dhe dashur përpiqen që të ruajnë vlerat dhe traditën e tyre kombëtare. Ashtu si cdo vit edhe kësaj radhe gati më shumë se një muaj kemi filluar pregatitjet për tu paraqitur në mënyrë sa më dinjitoze. “Dita e flamurit kombëtar dhe shpalljes së pavarsisë është festa më e madhe e kombit tonë, prandaj ne si një qendër kulturore dhe kombëtare i japim një rëndësi të vecantë. Duam të përcjellim mesazhin tonë tek gjithë shqiptarët e Amerikës por edhe jashta saj, se ne dimë ti ruajmë dhe ti kultivojmë vlerat tona kombëtare” thonë nga QKSHA lidhur me organizimin në fjalë. Përvec programit të realizuar nga të rinjtë e QKSHA, në këtë mbrëmje do të performojë edhe grupi muzikor “Struganet” si dhe këngëtarë profesionistë të cilët pritet që këtë mbrëmje festive ta bëjnë edhe më madhështore.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments