Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDielli Alushi, boksieri nga Kalishti i Strugës që po shkëlqen në Zvicër...

Dielli Alushi, boksieri nga Kalishti i Strugës që po shkëlqen në Zvicër (FOTO)

Struganët gjithnjë e më shumë po njihen si popullatë që po merren më sporte luftarake. Kështu edhe një talent po del në sipërfaqe të boksit amator. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin,Dielli Alishi i cili me prejardhje është nga Kalishti por që jeton dhe vepron në Zvicër. Ky talent me boks ka filluar në moshën 15 vjeçare pasi si model ka pasur yjet botërore ku edhe një ditë dëshiron të futet në boksin profesionist dhe të realizoi ëndërn e tij. Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se në fillim këtë sport e ka pasur si hobi por me kalimin kohës boksi është bërë për të primare transmeton Strugalajm.com.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Alushi: Sportet luftarake i kam ndier në zemër qysh në fëmijëri ku vazhdimisht edhe i përcjellja yllat botëror duke u ndeshur në TV, dhe kjo më motivoi që edhe unë të filloj me boks në moshën 15 vjeçare. Kështu edhe u regjistrova në klubin e boksit “Uster”. Pas disa viteve këtu, u regjistrova më pas tek klubi i boksit “Dübendorf’, kurse me pas tek KB Ladorishti ku trajner kam tani Shpendi Etemi dhe Shendrit Dauti që i falënderoi për gjithçka që kanë bërë për mua.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring ?

Alushi: Të them të drejtën në fillim të karrierës këtë sport më shumë e kam shikuar si Hobi dhe nuk kam pasur motiv për ndeshje, dhe kështu mbas tre viteve vendosa që të futem në ring dhe ta shikoj boksin në sy tjetër, atë profesional, kështu u ndesha me një kundërshtar me përvojë në kickbox dhe boks por kjo nuk më ndaloi që ta mposhti me KO edhe atë për 24 sekonda. Ky takim për mua ka kaluar me plot emocione sepse përballjen e përfundova para kohe dhe ka qen një festë e madhe si në palestër ashtu edhe në familje.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj ?

Alushi: Në rrethin tim ku jetoja nuk kam pasur shumë  shokë që merren me sportet luftarake dhe e nisa karrierën me shumë dashuri, më erdhi vullneti dhe motivationi vet. Por ne fakt fillimi i karrierës e kam tani sepse tash kam filluar me intensitetin më të madh dhe ne shumë ndeshje si do kaloj do ta shohim në prridhen në vazhdim, kurse unë jam optimist se do shkoj në nivel të lartë.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton ?

Alushi: Boksi në Zvicër është në nivelin mesatar mirëpo është duke u zhvilluar dita ditës sepse edhe tek ne po zhvillohen vazhdimisht vente të ndryshme dhe kjo po mundëson që të ndjekemi më shumë.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Alushi: Deri tani kam zhvilluar 4 ndeshje ne boks, ku prej tyre kam realizuar dy fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ? 

Alushi: Planet e mija janë që të arrij rezultate sa më të mëdha në boksin amator, kurse pas disa viteve të futem edhe në boksin profesionist, ku edhe është synimi im.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Alushi: Jam shumë krenar që familja vazhdimisht më mbështet dhe kjo është një motiv shtesë që unë të vazhdoj me këtë sport dhe të arrij suksese. Publikisht i falënderoi.

ArenaRing:Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Alushi: Nuk kam edhe shumë bashkëpunim për shkaqe teknike, mirëpo të vetmin bashkëpunim e kam me Arsim Etemin edhe atë kur gjendem në Maqedoni.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Alushi: Ndjenja ime më e keqe ka qen kur pësova humbjen e parë, mirëpo kjo ka qen edhe si eksperienc e mirë, andaj tani shoh edhe gjëra pozitive nga ajo ndeshje. Kurse ndjenja ime e mirë ka qen  kur arrita dy triumfe të njëpësnjëshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments