Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderDerbi i “solidaritetit” për të prekurit nga tërmeti luhet në “Air Albania...

Derbi i “solidaritetit” për të prekurit nga tërmeti luhet në “Air Albania Stadium”

Tashmë është zyrtare derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania Stadium”, teksa është vetë klubi i kuq që e konfirmon një gjë të tillë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Pritet të jetë një derbi spektakolar, teksa pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, takimi i fundit në fazën e grupeve për fazën kualifikuese euro 2020, Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e radhës që do të luhet në “Air Albania Stadium”, që përkon dhe me ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore që do të zhvillohet në këtë impiant.

Do të jetë një derbi përtej 3 pikëve, do të jetë “derbi i solidaritetit”. Kjo pasi klubi kampion i Partizanit më herët kërkoi ta shfrytëzojë këtë përballje për t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke dashur të tregojë dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që që përfshinë Shqipërinë.

Kampionët në fuqi kërkuan që derbi të luhej në “Air Albania Stadium” dhe të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për të prekurit e tërmetit. Kjo nismë e klubit të Partizanit mund të jetë një mundësi e mirë që edhe vetë njerëzit, dhe jo vetëm tifozët, të japin kontributin e tyre për tronditjen që lanë tërmetet e muajit nëntor, duke mbushur kështu kapacitetin e stadiumit “Air Albania”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments