Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDeputeti i Lëvizjes Besa Zendeli, takohet me homologen e tij nga Kosova...

Deputeti i Lëvizjes Besa Zendeli, takohet me homologen e tij nga Kosova Dude Balje

Komisioni i Përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve i parlamentit të Republikës së Maqedonisë i cili udhëhiqet nga deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli ka zhvilluar takim me delegacionin parlamentar nga Kosova, të kryesuar nga deputetja Duda Balje, njëherit edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës Kryetari i këtij komisioni Fadil Zendeli, fillimisht u shpreh i kënaqur që është treguar interesim për tu realizuar ky takim, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për të shkëmbyer pikëpamjet dhe përvojat në komisionet për të drejtat e njeriut mes dy parlamenteve dhe vendeve,transmeton TopalNews.

Fadil Zendeli gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë bilateral, i cili në të ardhmen duhet të thellohet në shumë fusha dhe përmes mekanizmave të tjerë të tilla si në strukturat rajonale dhe në ato ndërkombëtare. Edhe Kryetarja e Komisionit, Duda Balje u shpreh kënaqur me takimin. Ajo informoi pjesëmarrësit për punën aktuale të Komisionit të Kosovës në lidhje me ndryshimet legjislative mbi lirinë fetare, mbrojtjen e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuara dhe barazisë gjinore. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime dhe përvoja në çështjet e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe promovimin e tyre, të drejtat e personave në paraburgim, komunitetet më të vogla etnike, dhe të zbatohen në përpikmëri rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments