Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionCic Mic me gjuhën ...

Cic Mic me gjuhën …

Autor: Avni Osmani

Cuditerisht , cfare nuk degjon njeriu sot . Kurse shiqir prej Zotit dhe fale kembengulsise se disa perfaqesuesve tane politik gjuha shqipe arriti te avansohet apo me mire me thene u zyrtarizua ne nje nivel me te larte per mos thene gjuhe e dyte zyrtare ne Maqedoni dhe si per mesysh tash lipset prap te rishikohet ligji , gjoja komisioni verifikues i Venecies etj… krejt keto per te terhequr vemendjen e deshtimeve te integrimeve ne B.E dhe krejt kjo me duket behet per perfitime politike te partise maqedonase ne pushtet e cila ka frike se tashme dukshem i ka ra pak rejtingu…Partite shqiptare duken te unifikuar ne kete drejtim , tash per tash , te mos leshojne pe. Shpesojme te qendrojne stoikisht .

Gjuha eshte simboli dhe vlera me e shenjte e nje kombi, andaj nuk luhet cic mic me gjuhen , ska pazar , allash veresh , tregeti me gjuhen, ketu me pak atje ma shume e diku hic, ajo duhet te perfaqesoje shqiptaret ne Maqedoni si etnitet i dyte me i madh ne vend.

Eshte e drejte e patjetersueshme kominikimi dhe shprehja ne gjuhen e nenes, e drejte e garantuar ne te gjitha konventat. Zvicra njeh disa gjuhe zyrtare , frengjishten, italishten , gjermanishten madje edhe gjuhen romane ku ka shum pak banor dhe te gjithe gezojne te drejta te barabarta.

Gjuha nuk mund te jete xhakete , instrument apo mjet qe ta mbash nje vit e pastaj duheshka te revizionohet te rishikohet apo te rishqyrtohet. Nuk mundet sa here qe u duhen votat , te shtypin sustat e ndjenjave shqiptare si gjuha , flamuri , rrahje, bastisje etj…Nuk shkohet askund keshtu … Europa mbetet ende larg.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments