Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBFI do ta padis Memedin për shpifjet nga foltorja e Kuvendit

BFI do ta padis Memedin për shpifjet nga foltorja e Kuvendit

Kryetari i RDK-së, dhe tanimë ish deputeti Vesel Memedi dje në foltoren e Kuvendit, në ditën e fundit të tij si deputet, ka nxjerr vrerë ndaj partnerëve të deri djeshëm të koalicionit BDI dhe LSDM për largimin e tij nga qeveria.
Ai mes tjerash në fjalimin e tij implikoi edhe Bashkësinë Fetare Islame ku akuzoi kreun e integristëve Ali Ahmetin se këtë institucion e ka shndërruar në institucion politik. Ai në fjalimin e tij ka theksuar se në BFI pihet alkoholi më i shtrejtë dhe shumë akuza të tjera.

“Kjo habit edhe më shumë, duke patur parasyshë se ju e shndërruat selinë tuaj në Reçicë të Vogël në një vend pajtimi, nëse ende nuk e keni harruar lojën tragjike që luhej rreth BFI-së. Atëherë, publikisht u premtuat disa figurave kryesore në BFI, se menjëherë sa të vini në pushtet, do ta largoni politikën nga BFI, dhe u munduat tërë kohën që t’i bindni këta funksionarë, imamë, dhe besimtarë të ndershëm, që ishin të vendosur që mos të lëshojnë pe para politikës, dhe grupeve kriminale në atë kohë.

A thua vallë keni harruar se në atë kohë, përgjigjeshit ndaj çdo telefonate, mesazhi, dhe thirrjeje publike, ndaj grupit të pakënaqur të imamëve, dhe nuk flinit qetë, derisa i përmbushët kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër, ju i bindët imamët dhe funksionarët e ndershëm dhe të drejtë, njashtu edhe muftiun e atëherëshëm të Shkupit Zenun Berisha, që të tërhiqen dhe ta pijnë kafen e hidhur, sepse shumë shpejtë ju do të ndihmoni që të pihet kafeja e ëmbël. Z. Ahmeti, ju shpejt u kthyet në pushtet në vitin 2008, ndërsa funksionerët dhe imamët e ndershëm, mbetën jasht institucionit, të izoluar me etiketime të tradhëtarit dhe kriminelit, edhe sot e kësaj dite, duke ju besuar juve, se do të mbani premtimin, dhe do të kontribuoni që gjendja në BFI të vihet në formën e saj shpirtërore, që me të vërtetë do t’i ngjajë një selie të vërtetë për të gjith besimtarët musliman të Maqedonisë.

Nëse për ju nuk do të thotë asgjë emri dhe roli i atyre njerëzve që besonin në ju, dhe kanë sakrifikuar 13 vite nga ajo kohë, ndërsa ju për në fund të votoni për shkarkim pikërisht për simbolin e tyre, unë si Vesel Memedi, kryetar i RDK-së, dhe besimtarë në Zot, nuk mund të shkeli mbi nderin, dinjitetin, sakrificën e tyre, për të mirën e gjith qytetarëve të Maqedonisë. Ju nuk duhej në asnjë mënyrë ta bënit këtë, përshkak të premtimit ende të paplotësuar ndaj tyre, ndërsa kryeministri nuk duhej ta bëntë përshkak të funksionit burrështetas që e mban, të lejoj të shkeli në këtë mënyrë kaq të lehtë mbi viktimat e sistemit të kaluar”, ka thënë Memedi.

Sot ndaj akuzave dhe fjalimit të Memedit, kanë reaguar edhe nga Bashkësia Fetare Islame.
Nga ky institucion thonë se janë të shtrënguar të reagojnë lidhur me sqarimin që, tashmë, ish-deputeti Vesel Memedi e bëri në Kuvendin e RMV me datë 9.07.2019 me rastin e dorëheqjes së vet nga detyra e të zgjedhurit të popullit, me ç’rast ai pa asnjë arsye konkrete, reale e objektive, e involvoi institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përshkrimin e problemeve që ai dhe partia e tij e vogël, siç e quajti edhe vetë, i paskan pasur me partnerët e tyre të koalicionit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments