Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBESA e Strugësi i reagon ashpër komunës së Strugës: Hiqni duart nga...

BESA e Strugësi i reagon ashpër komunës së Strugës: Hiqni duart nga xhepat e prindërve (FOTO)

REAGIM

HIQNI DUART NGA XHEPAT E PRINDËRVE!

Të nderuar qytetar,
Te nderuara mediume.

Dje, ashtu si ndodhë rëndomë, edhe një here ishim dëshmitar të dështimit në vepër të MASH dhe administratës së komunës së Strugës, sa i përket pregatitjeve per fillimin e mbarë të vitit shkollor 2019/2020 në shkollat fillore në Strugë e rethinë.
Rastin më tipik kishim mundesinë te shohim dje, në vizitën e bërë shkollave fillore në Ladorisht , Frengove e Zagraçan ,nga ana e përfaqësuesve komunal z.Dashmir Nasufi -shefi i arsimit dhe z.Jeton Shaqiri ( në cfare cilesie ka vizituar shkollat, vetem ai e di).
Te dy keta zyrtar komunal praktikisht keto vizita i kryen ,siq thote populli me ” duar në xhepa” , pasi realisht finansimin dhe realizimin e punimeve në keto shkolla e kane kryer vete prindërit me veteiniciative ose me imponim nga jashte( drejtorët,mesuesit apo nga mospasja e zgjidhjeve tjera)
Pra , i bie që keta zyrtar komunal kane shkuar atje vetem per tu fotografuar dhe per asgje tjeter.
Kjo dukuri, ku prindërit marrin rolin e institucioneve përkatëse për kujdesin e hapësirave dhe kushteve të shkollave, nuk është e izoluar vetëm në një shkollë dhe në një vendbanim, por është e përhapur në të gjitha shkollat të komunës sonë duke marrë permasa alarmante.

Këto shqetësime të prindërve sa vijnë dhe shtohen në adresën tonë, ku na dëshmojne se ju kerkohen shuma te caktuara parash per permiresimin e kushteve neper hepesirat shkollore, kur botërisht dihet se per keto investime jane percaktuar buxhete qendrore dhe lokale per finansimin e të njëjtave!

Në kohën kur tentojmë ti bashkohemi familjes së madhe europiane,në kohën kur avancimi i teknologjisë ec me tempo të përshpejtuar është për të ardhur keq kur i shohim tempujt e arsimit që u përngjajnë shkollave të fshatrave të Somalisë.

Andaj,
Lëvizja Besa i bën thirrje publike ministrit të arsimit dhe kryetarit të komunës së Strugës , o tu dalin ball obligimive të cilat i kane të ngarkuara me ligj, o le të terhiqen nga ato pozicione dhe të hapin rrugë njerëzve që do e kryejnë funksionin me kompetencë dhe përkushtimin e merituar politik.

#Struga_meriton_më_mire
#Struga_meriton_më_shume.

Departamenti për Arsim dhe Kulturë
Lëvizja BESA-Strugë

Shtator,2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments