Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBekteshi: Shteti do të paguajë me 236 euro në muaj 260 mijë...

Bekteshi: Shteti do të paguajë me 236 euro në muaj 260 mijë punonjës

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” tha se paketa e tyre ekonomike për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit “përfshin 260 mijë punonjës”.

Ai tha se në paketën e dytë të miratuar nga qeveria “do të përfshihen të gjitha bizneset që do të ketë rënie mê shumë se 30% të xhiros”.

Sa i përket rrogës minimale me të cilët trajtohen personat që kanë ndërprerë punën si pasojë e koronavirusit, ministri Bekteshi tha se ajo “është rreth 236 euro” në Maqedoninë e Veriut.

“Vlera e paketës së dytë financiare në Maqedoninë e Veriut është 120 milionë euro”, tha Bekteshi ndërsa në të parën ai shtoi se ishin “subvencionuar kontributet në sektorët më të goditura.”

Maqedonia e Veriut ka parashikuar gjithashtu një fond për turizmin, rreth 2.5 milionë euro tha Bekteshi për të mbështetur agjensitë e udhëtimit, hotelierët dhe gastronomët. Atje është aplikuar gjithashtu sistemi i voucher për qytetarët që mos humbin paratë e tyre në prenotime. /Opinion.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments