Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI e shqetësuar nga lidhjet e bandave të drogës me partitë

BDI e shqetësuar nga lidhjet e bandave të drogës me partitë

Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah aksionet policore anti-drogë në Gostivar dhe Tetovë dhe inkurajon institucionet e rendit që ta intensifikojnë edhe më tepër kontrollin e rreptë, në veçanti në afërsi të shkollave, objekteve kulturore, fetare, etj.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate thërret për zero tolerancë dhe luftë të pakompromistë ndaj bandave të drogës si kancer i shoqërisë.

“Njëkohësisht, BDI shpreh shqetësim të thellë për lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që iu mundësohet bandave të drogës nga parti politike, siç është rasti i të arrestuarit të djeshëm në Tetovë me mbi 20 kilogram drogë. Lidhja e politikës me botën e krimit është e papranueshme për ne dhe për qytetarët andaj edhe organet e rendit duhet që të marrin masa të menjëhershme për ta parandaluar dyzimin e krimit dhe partive politike”, thuhet në komunikatë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments