Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI e ASH siguruan vetëm 3 milion euro nga 100 milion sa...

BDI e ASH siguruan vetëm 3 milion euro nga 100 milion sa premtuan për komunat

Asgjë nga premtimet e partive shqiptare në pushtet, Bashkimi demokratik për integrim dhe Aleanca për shqiptarët, se një për qind e Prodhimit bruto të prodhimit të vendit, i cili është gati 10 miliardë euro për vit, do të ndahen për zhvillimin më të hovshëm të komunave.
Përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe, shtimi i fondeve qeveritare për zhvillimin e viseve më pak të zhvilluara, ishte njëra ndër premtimet kryesore të BDI dhe ASH gjatë formimit të qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev.

Arsyetimi i këtyre dy partive për mospërmbushjen e premtimit se 100 milion euro prej buxhetit të shtetit do të ndahen për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale të komunave, veçanërisht atyre shqiptare, fyen intelegjencën e shqiptarëve.

Premtuan 100 milion euro për forcimin e pavarësisë finansiare të 80 komunave, prej të cilave gati 20 janë me shumicë shqiptare, ndërsa në buxhetin e viti 2018 kanë paraparë vetëm 3 milion euro. Nëse këto 3 milion ndahen proporcionalisht për 80 komuna, i bie që çdo komunë në krahasim me vitin e kaluar do të kishte fonde shtesë vetëm prej 38 mijë eurosh. Me kaq pak mjete komunat thuaja nuk mund të realizojnë asnjë projekt të rëndësishëm për qytetarët.

Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët thotë se premtimi për rritjen e ndihmës finansiare për komunat shqiptare nuk mund të realizohet sepse kjo çështje është e ndieshme.

“Për shkak të dinamikës së punëve në qeveri lidhur me proceset eurointegruese, reforma në sistemin e finansimit të komunave është shtyrë për vitin 2019”, thotë Aziri.

Ai bile ka përgënjeshtruar Rexhail Ismaili, deputetin e BDI, me të cilën bashkëqeverisin, se ka manipuluar opinionin shqiptar kur ka deklaruar se vitin e ardhshëm 6.5 për qind e të ardhurave nga TVSH do të ndahen për finansimin e komunave.

“Rritja e përqindjes së të ardhurave nga TVSH prej 4.5 deri në 6.5 përqind, është paraparë të rriten në katër vitet e ardhshme, jo në vitin e ardhshëm”, sqaron Aziri.

Ministri i Pushtetit lokal Suhejl Fazliu është më realist dhe pranon realitetin se 3 milion euro shtesë për finansimin e komunave vitin e ardhshëm nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e pushtetit lokal.

“Për zhvillimin e barabartë rajonal për 1 përqind, ne këtë vit kemi rritje diku në 100 milion denarë më tepër. Kjo kuptohet që nuk është ajo që ne tentojmë të arrijmë, por është një shenjë positive, që do të thotë se kjo Qeveri ka vullnetin e saj të mirë, që atë 1 përqind, të cilën e garanton Ligji, për një kohë të shkurtër, brenda mandatit ta bëjmë realitet”, thotë ministri Fazliu./Almakos

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments