Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBDI do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe kur unë të bëhem Xhejms Bond...

BDI do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe kur unë të bëhem Xhejms Bond 007

Ejup Berisha

Gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në Republikën e Maqedonisë vetëm atëher kur politikanët shqiptar nuk do ti nënshtrohen pazareve politike kur ti qasen zgjidhjes së kësaj qështjeje shumë të rëndësishme kombëtare.

Deri sa të mbisundoj mentaliteti, logjika dhe praktika e nxjerrjes në Pazar të qështjeve shumë të rëndësishme kombëtare në mesin e të cilave është edhe gjuha e jonë shumë e bukur shqipe atëher nuk do të ketë as përparim e as zyrtarizim të saj. Ne jemi dëshmitarë të lojërave të shumta rreth qështjes së zyrtarizimit të gjuhës shqipe në disa raste të mëparshme prandaj sot nuk besojmë edhe nëse e zyrtarizojnë me të vërtetë gjuhën shqipe politikanët shqiptar.

Kjo i ngjanë atij tregimit me gënjeshtrën e Ujkut. Pra një njeri në një ambient ka pretenduar se e ka parë ujkun se si është futur në mesin e tyre. Njerëzit që janë ndodhur aty kanë filluar të frigohen dhe të bëjnë panikë. Kjo pra është me arsye meqë vet ideja se ka kafshë të egër në mesin e njerëzve nuk është një situatë e këndëshme. Pas verifikimit të mëvonshëm të gjendjes faktike njerëzit shohin se bëhet fjalë për shaka apo dhe për gënjeshtër sepse ujk nuk ka pasur askund andej në mesin e tyre.

Pra këta e kuptojnë se ai individi që ka bërtitur Ikni se ujku ikni se ujku është duke bërë eksperimente me ta. I njëjti njeri të njëjtën shaka e ka përdorur edhe njëher dhe njerëzit për-rreth sërish kanë bërë panikë, por kot prandaj pas verifikimit të sërishëm të gjendjes faktike e kuptojnë se alarmi sërish ka qenë gënjeshtër apo shaka.

Ndërsa për të tretën herë kur Ujku me të vërtetë futet në mesin e njerëzve dhe njeriu i cili dy herët e para bënte shaka apo i cili alarmonte për ujkun tani me arsye bërtiste Ikni Ujku, Ikni Ujku dhe tanimë njerëzit për-rreth nuk lëvizën fare nga vendi edhe pse tashmë ujku me të vërtetë ndodhej diku aty brenda në afërsi të tyre por askush nuk i besoi atijë.

Pra qështja është te besimi sepse po e humbe besimin gjithqka pastaj është e kotë sepse nuk të beson më askush, pra nuk të beson më askush edhe po e the të vërtetën apsolute 100 përqind.

A ju kujtohet se sa herë u zyrtarizua gjuha shqipe këtu te ne.

Para disa viteve triumfalisht na thanë O popull dëgjoni Gjuha shqipe u zyrtarizua dhe në atë rast ne njëher besuam dhe u gëzuam shumë. Dhe më pas menjëher më vonë na porositën që të mos gëzohemi shumë sepse nuk u zyrtaritua gjuha shqipe. Edhe shumë herë të tjera e kemi dëgjuar këtë refren të kotë fjalësh për kinse zyrtarizimin e gjuhës shqipe por kot. Pra kjo do të thotë se sërish gjuha shqipe nuk është bërë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Tani politikanët aktual shqiptar edhe me u ulur me prapaniat e tyre në prush unë më nuk ju besoj se gjuha shqipe është duke u zyrtarizuar këtu te ne. BDI thotë se e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe. E unë themë BDI do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe vetëmse atëherë kur unë do të bëhem Xhejms Bond 007, e meqë unë nuk mund të bëhem kurrë Xhejms Bond atëher edhe BDI do të lëvdrohet kot se e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe sepse kjo nuk është zyrtarizuar.

Gjuha shqipe nuk duhet të zyrtarizohet në kuloare të fshehta apo nëpër pazare të dyshimta politike por ajo duhet të zyrtarizohet në institucionet legale shtetërore. Meqë kuadri kushtetues dhe juridik tanimë nuk mungon kjo do të thotë se tani zyrtarizimi mund të bëhet shumë lehtë sot. Por çfar mungon tani për tani te ne sa i përket qështjes së zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Sot pra mungon vetëmse vullneti politik për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments