Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI dhe PDSH janë të zhytur ne korrupsion

BDI dhe PDSH janë të zhytur ne korrupsion

Te dyja partite jane sherbetore te VMRO-se

Në intervistën për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se të dy partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH, janë të zhytur në korrupsion dhe materialet që posedon do ta dëshmojnë këtë që po e thotë ai.

“Sipas meje e që mbase jam më i informuar, mund të them se incizimet tregojnë se dy partitë më të mëdha shqiptare, janë shërbëtorë të pushtetit. Qeveria i kontrollon totalisht. E kam të qartë se pse shqiptarët reagojnë  kështu. Sepse nuk kanë pasur liderë. Ato kanë qenë të zënë dhe të korruptuar. Pushteti i ka vënë nën kontroll të gjitha partitë. Nuk është qëllimi im të shkatërroj parti politike, por janë persona që kanë bërë keqpërdorime. Nuk janë të gjithë të korruptuar, ka prej tyre që kanë tentuar të lëvizin gjërat. Por,  Ata kanë pasur mundësi të bëjnë diçka por ka qëndruar pa vepruar asgjë. Po e përsëris që gjithçka që kamë edhe për rastin “mostra” do të publikoj. Për PDSH-në, mund të them se kjo parti ka qenë tërësisht e lidhur me pushtetin, edhe pse quhet opozitare. Nuk duhet ta vlerësoj, e di pafuqinë e BDI-së. Është e palogjikshme BDI e cila ka ministrinë e drejtësisë të kërkoje monitorim. Mendoj se ka qenë e detyruar të kërkoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Zaev.

Ndërkaq Zaev, i pyetur nëse posedon incizime në mes ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, ka thënë se posedon incizime të tilla por se të njëjtat nuk do t’i bëj publike, ngaqë nuk është etike dhe nuk do të ishte një veprim i tilli i mirë ndaj pushtetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments