Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBallkani me temperatura të ngritura!

Ballkani me temperatura të ngritura!

Ballkani në historinë e përgjakshme të tij, duke u bazuar edhe në mentalitetin e tij nuk më kujton ndonjë rast zgjidhjeje të çështjeve të mëdha siç janë ato kombëtaret përmes dialogjeve ose marrveshjeve paqësore- mes palëve në konflikt. Sidomos kur janë në pyetje shqiptarët, zgjidhja kërkon trajtim të tjetër farshëm. Të mësuar me privilegje të njëpasnjëshme dhe në dëm të Popullit Shqiptar, popujt sllav të rajonit, bashkë me popullin grek, territoret shqiptare i kanë konsideruar gjithnjë si prona të veta, ndërsa fqinjët e tyre shqiptarë për ta, edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur një “mish i egër” në “trupat e tyre”.
Përballë të gjitha fakteve dhe fatkeqësive historike, shqiptarët duhet të mendohen mirë përpara se ta ndërrojnë ndonjë zgjidhje të drejtë politike duke pritur me duarkryq dhe duke i “rikujtuar” bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjëve të tyre, të ushqyer me shekuj me helmin e shovinizmit më ekstrem kundrejt qenies shqiptare, përmes lutjeve dhe memorandumeve se çështja shqiptare qenka e hapur.
Edhe fqinjët tanë edhe bashkësia ndërkombëtare do t’i kuptojnë dhimbjet tona vetëm kur t’i dërgohen memorandume dhe “shkresa” me afate kohore të përcaktuara dhe kur të bëhet e ditur se pas kalimit të afatit të caktuar do të veprojë “plani B”. Dhe ky plan duhet të mirret shumë seriozisht, duhet të bëhen përgatitjeje shumë serioze për mosdëgjim qytetar të përgjithshëm: Protesta të vazhdueshme në rrugë, detyrimi i tërheqjes nga të gjitha institucionet shtetërore i atyre pak shqiptarëve të dyshimtë, greva urie, mosrespektimi i ligjeve diskriminuese, duke filluar me zbatimin e Planprogrameve Kombëtare nëpër të gjitha shkallët e shkollimit, refuzimi i pagimit të taksave shtetërore etj, etj. Mirëpo, dorën në zemër, shtresa intelektuale shqiptare nuk është e pjekur për këto akte revolucionare, të cilat nuk kanë alternativë veprimi pos atij revolucionar.
Prandaj, kam bindjen që këto lutje e memorandume vetëmsa lodhin popullatën dhe e dëmtojnë çështjen e madhe të Kauzës Kombëtare.
Nëse mendojmë të luajmë lojën: “Mishi të piqet e helli të mos digjet”, sigurisht që një ditë të afërt do ta kuptojmë se edhe mishin edhe hellin i kemi djegur me duart tona.
Përgjithësisht, kam një natyrë optimiste, por këto forma të veprimit, të provuara dhe riprovuara disa herë në disa vjetë, për bindjen time janë dëshpëruese dhe dështuese.

Lebit Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments