Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAvokati strugan Besnik Asani, nesër në gjykatën e Kërcovës në mbrojtje të...

Avokati strugan Besnik Asani, nesër në gjykatën e Kërcovës në mbrojtje të El Chekës

Të hënën (30.09.2019) në Kërçovë fillon procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka, nga fshati Tuhin i Kërçovës. El Cheka është i njohur për opinionin në Maqedoni për bisedat e përgjuara që tani e disa muaj është duke i publikuar në rrjetet sociale. Pikërisht për këtë gjë ai edhe ngarkohet me veprën për “publikim dhe shpërndarje të bisedave të incizuara në mënyrë ilegale”, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë vepër, ligji parasheh dënim prej 1 deri 5 vite burgim. Procesi gjyqësor kundër El Chekës do të zhvillohet në mungesë, sepse ai gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), prej ku edhe publikon materialet e përgjimeve, që sipas tij, ia kanë dërguar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Në materialet e publikuara dëgjohen funksionarët e BDI-së. El Chekën do ta mbrojë avokati strugan, Besnik Asani, i cili ka pranuar që të mbrojë atë në mënyrë vullnetare dhe pa kompensim material. Ai është i bindur se padia ndaj El Chekës nuk ka kurrfarë baze dhe mendon se bëhet fjalë për proces me prapavijë politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments