Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAtë që pam dhe dëgjuam mbrëmë na vërtetoi se Struga jonë ka...

Atë që pam dhe dëgjuam mbrëmë na vërtetoi se Struga jonë ka nevojë për mobilizim të përgjithshëm që t’i përgjigjemi të keqes me pjekuri dhe maturi

Strugan të mi të dashur,

Nuk mbaj mend se kur Struga ka qën në rrezik më të madh. Atë që pam dhe dëgjuam mbrëm na vërtetoi se qyteti jonë ka nevojë për mobilizim të përgjithshëm që t’i përgjigjemi të keqes me pjekuri dhe maturi. Kësaj gjenerate na ra hisja ta marim fatin në dorën tonë dhe me mendje të shëndoshë t’i japim një grusht edhe më të fortë një grupimi artificial, cinik dhe të dëmshëm për ardhmërinë tonë dhe të pasardhësve që janë dhe do vijnë.
Struga ka fatin që ka liqenin dhe Drinin e Zi, që japin bukuri dhe kënaqësi, por mbrëm kishin detyrë të rëndë, të shpërlajnë një tradhti të paparë dhe ta fundosin diku ne detërat dhe oqeanet dhe ta përgatitin Strugën për festë, ditën e diel në ora 20.00h.

Struganë të respektuar, Ju që në raundin e parë votuat për kandidatët tuaj, që është normale dhe fryt i demokracisë, Ju ftoj që në raundin e dytë të jepni votën për kolegun, dr.Ziadin Selën dhe bashkëpunëtorët e tij, për një Strugë edhe më të bukur, edhe më të pastër, edhe më të qetë, edhe më me prespektivë. Unë e di që Ju mbrëm u demoralizuat, biles edhe u mërzitët, por kështu e ka politika e prishur dhe politikanët që kanë mbetur si peshku në rërë. Për qëllimet dhe përfitimet e tyre vetjake ata nuk zgjedhin mjetet e as viktimën e rradhës, e kësaj here kanë zgjedhur Strugën dhe struganët, pa gjyna, pa mëshirë, pa turp. Mos u bëni pjesë e këtij skenari, as e kësaj loje që rrënjët i kanë në veri dhe verilindje, se ne i takojmë perëndimit dhe vetëm perëndimit, Europës dhe Natos, që aq shumë dhe aq gjatë na e premtuan.
Ju duhet kësaj rradhe të jeni me ne bashkë, ashtu siq kemi qën edhe ne me juve në shumë cikle zgjedhore në raundin e dytë, pa ngjyrë partiake, me një qëllim dhe një dëshirë.
Të fitojmë dhe të festojmë bashkarisht me urime dhe me këngë e valle, ashtu siq e kemi bërë dhe ashtu siq na ka hije.
Struga është e jona dhe e askujt tjetër. Struganët e vjetër thuajnë me krenari: “Zoti kur ka falur parajsën, një copkë i ka shpëtuar prej dore dhe ka rën në Strugë.”
Unë them, Zoti përveç bukurive na e fali edhe Ziadinin e ne na mbetet ta përkrahim ashtu siq na përkrah ai, ashtu siq sakrifikohet për ne dhe për më të dashurit tonë.
Votoni numrin 9, numrin e muajve të shtatzanisë që të lind një jetë e re për Strugën, struganët dhe dashamirët e Strugës.
Voto numrin 9 për Aleancën me Besë,
Voto numrin 9 për Jetë të Re,
Voto numrin 9 me Dije dhe Guxim.

Mirupafshim të dielën në mbrëmje me një fitore të madhe, të pastër.

Biri juaj strugan,
Ass.dr.sci Bekim Tateshi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments