Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAsesi nuk ka zgjidhje për qentë endacak: Fëmijët në Strugë janë në...

Asesi nuk ka zgjidhje për qentë endacak: Fëmijët në Strugë janë në rrezik të madh edhe te parku i lojrave (FOTO)

Problemi me qentë endacak assesi të gjej zgjidhje në Strugë.Janë dhjetra e dhjetra qen endacak të cilët vazhdimisht kërcënojnë sigurinë e qytetarëve strugan,shkruan Struga Ekspres.

Qytetarët thonë se ndjehen shumë të rrezikuar dhe kërkojnë nga organet kompetente si dhe nga Komuna e Strugës që të ndërmarrin masa konkrete për të zgjidhur këtë problem me të cilin përballen për çdo ditë.

“Na rrezikojnë jetën, kemi fëmijë,nuk dalim dot as te parku i lojrave në Strugë,por çfarë të bëjmë!? Është problem i madh me këto qen, duhet të gjendet një zgjidhje.Organet kompetente duhet ta zgjidhin problemin me qentë,për atë punë janë aty,ta rregullojnë ato këtë punë”, shprehet një qytetarë për Struga Ekspres.

“Një ditë mendova se mu ndal zemra nga frika,kanë dalë mbi 10 qenë në rrugën “Partizanska” në Strugë, nuk dija çfarë të bëja nga tmerri që pashë, mbeta vetëm, disa mu vërsulën por fatmirësisht disa qytetarë më ndihmuan duke i larguar nga aty”, tregon qytetarja nga Struga.

Kujtojmë se Struga prej shumê vitesh po përballet me qentë endacak që në shumë raste i kanë sulmuar qytetarët të cilët kanë përfunduar në Spitalin e Strugës.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments