Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Taravari: Zaev tradhëtoi, ne e përkrahëm kur të gjithë ishin me...

Arben Taravari: Zaev tradhëtoi, ne e përkrahëm kur të gjithë ishin me Gruevskin

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Studio e Natës” në TV Telma ka sqaruar qëndrimet e tyre lidhur me përkrahjen e kryeministrit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë dhe për vendimin e fundit për braktisjen e Qeverisë pas votimit të Ligjit për gjuhën, transmeton INA.

“Para se Zaev të formonte Qeverinë, ne i kishim ofruar përkrahje atij me deputetët tanë. Bisedimet për Qeverinë filluan para 27 prillit, atëherë kur nuk ishte Amdi Bajram, Menduh Thaçi dhe gjithë tjerët që kalkulonin me VMRO-në. Ne ishim të bindur dhe besonim se kryeministri i ardhshëm nuk do të ishte binomi VMRO BDI. Gruevizmi në LSDM po lulëzon, ndërsa ne nuk besonim se do të funksionojë si ishte, se kryeministri nuk do të luante me shqiptarëve. Andaj ne ofruam ministrin dhe zv/ministrat më të mirë, por edhe kuadro tjerë”, ka theksuar Taravari.

I pyetur se përse u insistua vetëm tek shëndetësia dhe pse nuk u pranua zv/kryeministri për reforma, Taravari theksoi se qëllimi nuk ishte shëndetësia, por nënçmimi i Aleancës për Shqiptarët.

“Situata ishte që neve të na thonë shkoni. Në momentin historik kur biseduam për Qeverinë na u dhan dy ministri. Në Qeveri është një partner i tyre ka një ministri dhe ka mbi 2 mijë vota. Kjo qasje pra është injoruese.”, theksoi sekretari i përgjithsëm i ASH-së.

Ai theksoi se partia e tyre do të jetë konstruktive dhe do të votojë ligjet që janë pjesë e reformave. “Po ashtu bashkëpunimi do të jetë i hapur me të gjitha partitë politike”, ka theksuar Taravari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments